Pogradec, falsifikojnë certifikatën e të kërkuarit ndiqen penalisht
POGRADEC- Policia ka nisur procedim penal për dy punonjës të gjendjes civile në Komunën e Pojanit, në Korcë, pasi falsifikuan certifikatën e një personi të shpallur në kërkim.
Theodhor Demiri 64-vjec dhe Nevreze Rustemi 53-vjece, të dy punonjësit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lëshuar një certificatë lindjeje për Maljon Mecollin, duke ndryshuar identitetin e tij, në Maljon Kolami, procedurë kjo që sipas policisë nuk është bërë konform ligjit.
Kujtojmë se Maljon Mecolli u arrestua ditën e djeshme nga policia e Korcës nën akuzën e grabitjes me dhunë të dy turistëve çeke dhe përdhunimin e vajzës çeke në aksin rrugor Zvezde –Liqenas, e kryer kjo në bashkëpunim me Redion Terollin, i cili aktualisht, vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korcë. Mecolli ishte i shpallur në kërkim prej vitit 2006 ndërsa jetonte i lirë nën një identitet të rremë në qytetin e Bilishtit për 5 vite me rradhë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)