E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Imuniteti do hiqet në Kuvend, në të kundër referendum

Në vijim të vizitës së tij në Slloveni Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në edicionin e 7-të të Forumit Strategjik të Bled-it, në Slloveni, një takim i përvitshëm, i cili organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme sllovene dhe Qendra për Perspektivë Evropiane.
Ekonomia
Në fjalën e mbajtur me këtë rast Kryeministri Berisha deklaroi se shqiptarët, të cilët në vitin 2001 kishin banesa për 1000 banorë më pak se çfarë ka pasur çdo komb tjetër evropian në vitin 1980, kanë arritur të tejkalojnë, me ndërtimet e banesave të tyre në 10 vjet, 5 kombe anëtare të Bashkimit Evropian dhe OECD-së, në numrin e banesave për 1000 banorë. Ai tha se ekonomia shqiptare i ka ndier pasojat e krizës ekonomike multidimensionale, por me gjithë këtë, Shqipëria në këto vite nuk ka rënë në recension dhe kjo për shkak të modelit të saj i cili bazohet në taksa të ulëta, në standardet më liberale të tregut, në administratë të vogël, në klimën më miqësore ndaj biznesit.
Integrimi në BE
Berisha deklaroi se Qeveria shqiptare e konsideron anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimi Europian si një proces të bazuar tërësisht mbi meritë, pasi kjo është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë. Disa probleme të brendshme, për mendimin tim, plotësisht të bazuara në kalkulime politike të gabuara dhe të dështuara, e kane ngadalësuar pak procesin. Një debat i ndezur po zhvillohet mbi çështjen e imunitetit. Jam thellësisht i bindur se vendi im duhet ta heqë imunitetin dhe kjo duhet të ndodhë. Ne po punojmë që ta heqim atë në Parlament. Por, në rast se kjo nuk do të jetë e mundur, shqiptarët do të kenë të drejtën të shprehin mendimin e tyre mbi këtë çështje themelore. Gjej rastin të përsëris vullnetin e qeverisë shqiptare për miratimin e çdo mase, çdo reforme, ligji apo vendimi tjetër të nevojshëm, që vendi ynë të ecë përpara drejt rrugës së tij të pandalshme drejt BE-së, u shpreh Berisha. Ai tha se po punohet ngushtë me komisionin e Bashkimit Europian dhe vendet mike për të plotësuar sa më shpejtë që të jetë e mundur të gjitha detyrimet për statusin e vendit kandidat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›