E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë, PS vë kusht ndryshimet kushtetuese

Komisioni i Ligjeve

Debate në Komisionin e Ligjeve mes maxhorancës dhe opozitës.

Opozita kërkon shtyrjen e draftit të qeverisë. PD e rrëzon.

Partia Socialiste kërkon heqjen e diskutimit për ligjin e Gjykatës së Lartë nga rendi i ditës deri në përfundimin e debatit për ndryshimet kushtetuese. Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, tha dje se fillimisht duhet të përfundojë diskutimi i draftit të dorëzuar nga opozita për ligjin themeltar të shtetit. Ditën e hënë është parashikuar ligji për Gjykatën e Lartë dhe, meqenëse më datë 6 fillon në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve shqyrtimi i nismës sonë me disa amendamente, të cilat së bashku me nismën për imunitetet reflektojnë drejtpërdrejt në ligjin për Gjykatën e Lartë, mendojmë që të shtyhet pak në kohë sa të përfundojë ky proces, u shpreh Xhafaj. Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit, Ilir Rusmali, sqaroi se ligjet nuk mund të marrin një vendim në kundërshtim me atë çka ka vendosur Konferenca e Kryetarëve dhe Parlamenti.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›