Meta në Çorovodë, zhvillon homazhe në varrezat e dëshmorëve

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar sot homazhe në varrezat e dëshmorëve në Çorovodë. Në fjalën e tij, Meta ka theksuar se 5 shtatori është një datë e veçantë pasi me të fillon çlirimi i Shqipërisë ndërsa shtoi se datat 28 dhe 29 Nëntor janë bashkë si kokat e shqiponjës në flamur.
“Sot nderojmë gjakun e të rënëve në emër të një kauze të madhe mbarë evropiane. Sot përkulemi me nderim të madh para sakrificës, jetës dhe veprës së dëshmorëve të Atdheut. Gjaku i dëshmorëve të LANÇ në mbrojtje të pavarësisë së vendit prandaj nuk duhet të hidhet baltë mbi ta dhe mbi 29 nëntorin” theksoi Meta.
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim nderoi sot dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Çorovodë me rastin e 5 shtatorit, çlirimit të qytetit.