E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krraba në flakë, zjarri rrezikon banesat

Vijon të jetë aktiv për të dytën ditë me radhë zjarri i rënë në Krrabë, në kufi me qytetin e Elbasanit. Forcat zjarrëfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve bëjnë me dije se zjarri i rënë në Krrabë ka përfshirë hektarë të tërë me pyje dhe si pasojë e përmasave përmasave të mëdha që ka marrë rrezikon seriozisht edhe banesat përreth.
 

Mësohet se dy banesa të cilat ndodhen pranë vatrës së zjarrit ndodhen të rrezikuara, ndërsa rruga nacionale Tiranë-Elbasan është përfshirë nga flakët dhe tymi, duke rritur mundësinë për ndonjë aksident të mundshëm.

Prej ditësh situata e zjarreve në Shqipëri vazhdon të jetë problematike, ndërsa ndërhyrja bëhet gjithmonë e më e vështirë, pasi terrenet janë të thyera dhe zjarrëfikëset e kanë të pamundur ndërhyrjen në këto zona.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›