Bie shtylla e 2 pemë, bllokohet qarkullimi te Ura e Peshkatarit

Rrëzimi i një shtylle tensioni dhe i dy pemëve për shkaqe ende të panjohura, kanë bllokuar qarkullimin tek Ura e Peshkatarit në Tiranë. Incidenti është shënuar pasditen e sotme dhe si pasojë është penguar lëvizja e lirë e mjeteve.
Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur edhe punonjës të CEZ për të shkëputur energjinë elektrike, në mënyrë që të parandalohet ndonjë tragjedi të mundshme.
Ndërkohë policiae mbërritur në vendngjarje po punon për hapjen të paktën, të njërit krah të rrugës, në mënyrë që të mundësohet qarkullimi i makinave.