E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Bashkëpunim në të gjitha fushat me interes reciprok”

24-08-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha pret ambasadoren egjiptiane me rastin e përfundimit të detyrës
 
Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim ambasadoren e Egjiptit në Shqipëri Amina Gomma, me rastin e përfundimit të detyrës. Ai e falenderoi ambasadoren Gomma për bashkëpunimin e shkëlqyer që qeveria shqiptare ka pasur me ambasadoren gjatë kësaj periudhe dhe për kontributin e saj në forcimin e zgjerimin e marrëdhënieve e të miqësisë midis dy popujve e vendeve.
“Ambasadorja Gomma largohet si një mike e madhe e Shqipërisë dhe e kombit shqiptar”, tha Kryeministri Berisha.
Nga ana e saj Ambasadorja Gomm e falënderoi Kryeministrin për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë që ajo ka pasur me qeverinë shqiptare.
Gjatë këtij takimi u vlerësua miqësia tradicionale midis dy vendeve dhe u rikonfirmua vullneti i dy vendeve e qeverive për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, me interes reciprok. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha shprehu falënderimet për mbështetjen që Egjipti dhe Fondi Egjiptin i Bashkëpunimit Teknik ka dhënë e vijon të ofrojë në një sërë projektesh të rëndësishme, për kualifikimin e nëpunësve të administratës shqiptare.
Ambasadorja vlerësoi kryeministrin për zhvillimet e mëdha që Shqipëria ka njohur gjatë kësaj periudhe, si dhe e uroi për arritje të tjera në misionin dhe punën e qeverisë për zhvillimin e modernizimin e mëtejshëm të Shqipërisë.
Pas takimit, Kryeministri Berisha shtroi një drekë për nder të ambasadores Gomma, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik në Tiranë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›