Berisha: Ina Rama nuk e meritonte shkarkimin, por arrestimin’
TIRANE-Për herë të parë kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur mbrëmë në emision “Debat” të gazetarit Alfred Peza se kryeprokurorja Ina Rama meritonte sipas tij jo shkarkimin, por arrestimin për dhunimin që sipas tij i bëri ligjit në tentativën për puç shteti në 21 janar 2011.
Z.Berisha, opozita ka ftuar qytetarët të bëjnë një homazh në përkujtim të 21 janarit të një viti më parë. Ju vazhdoni ti qëndroni deklaratës së 23 janarit të 2011. Është një deklaratë kërcënuese për z.Rama, sepse keni thënë të gjithë janë të amnistuar përveç atij?
Absolutisht asnjë kërcënim, por thjesht një qëndrim real, nga i cili nuk do të lëviz ndonjëherë.
Mendoni se kishte një skenar për ta marrë me dhunë pushtetin?
Të gjithë ata që panë me qindra e mijëra gurë, që panë të sulmohej dera kryesore e Kryeministrisë dhe të hapej me makinë, që panë të fluturonin shishet molotov, por edhe plumba; e kanë të qartë se ajo ishte një axhendë dhe në gjithë këto pesë orë, kryetari i opozitës u instalua në godinën përkarshi me një megafon me besimin e verbër se do të vinte dhe do të mbante fjalim nga ballkoni i zyrës sime.
E keni të saktë këtë?
Absolute, shumë të saktë dhe shumë të sakta edhe gjëra të tjera; edhe për tjetrën që kishin futur armë në bodrumin e asaj ndërtese ku rrinte kryetari, tek dy kullat. Dhe se në fund çuan mesazh se do të sulmojnë me kallashnikov dhe morën përgjigje se vend mbi tokë nuk do të gjeni nëse dilni qoftë edhe me një të vetëm. Këtë nuk e bëri me kokë të vet, këtë e bëri me mbështetjen e fuqishme të atyre të cilët donin mandatin e dytë dhe e dinin se nga unë nuk do të propozoheshin.
Presidenti i Republikës, Z.Topi...
Absolutisht, me mbështetjen totale të prokurores, të Presidentit, etj, dihen tashmë. Këto veprime u bënë në një koordinim makabër. Natyrisht kishte disa opsione, mund t’jua ktheja reston në mënyrën më të vendosur.
Që do të thotë?
Që do të thotë se mund të merrnin atë që meritonin, por interesa të tjera prevaluan, interesi që e keqja duhet zvogëluar. E dija se çështja do të hetohej nga një prej pjesëmarrësve të këtij puçi e këtij veprimi. Dija gjithçka, por midis hetimit nga zonja që i pritet mandati dhe hetimit nga një prokuror tjetër i emëruar nga unë, apo nga kjo mazhorancë...
Pra keni pasur plan që edhe ta shkarkonit kryeprokuroren?
Jo ajo nuk meritonte shkarkim, ata meritonin shumë më tepër se shkarkim, sepse ata të cilët u angazhuan në një veprimtari antikushtetuese për të rrëzuar me forcë një qeveri legjitime, për ata ligjet janë të qarta.
Pra meritonin arrestimin?
Ata meritonin ligjin dhe nuk e morën ligjin. Unë ato fjalë që ju kam thënë atyre, as nuk i heq, as nuk i kam hequr dhe as nuk do t’i heq. Quaje grusht, apo quaje tentativë për përmbysje pushteti me dhunë, se dëgjoja një ditë, një rudiment politik që thoshte se grushti bëhet kur rrëzohet Presidenti; Presidenti është simbolik, në Republikë Parlamentare është Qeveria.
Presidenti tha që unë nuk i kam qëlluar me grusht vetvetes?
Tani është mirë ta lëmë këto 6 muaj, se kam vendosur që këto 6 muaj të rrijë, të formojë atë parti se e ka kthyer Presidencën në parti, unë nuk do të merrem me të. Por historia është kjo për ta mbyllur, kjo çështje edhe një çështje e rëndë, pa diskutim. Kam pranuar një skemë, kam pranuar skemën e hetimit të organizatorëve, kam pranuar skemën e hetimit të vrasjeve plotësisht, sepse çdo vrasje meriton hetim të plotë, qartësimin e çdo rrethane; kam pranuar skemën e hetimit të sponsorizuesve të tyre. Deri sot qoftë edhe një organizator i vetëm nuk ekziston.
Kjo skemë kur është negociuar, kur është rënë dakord për të?
Pse se ajo nuk negocion se ajo që heton është një organizatore, është pjesë e këtij puçi.
Është akuzë e rëndë për Kryeprokuroren kjo?
Absolute, është absolute pjesë, janë të verifikuara këto. Ata të cilët organizuan këtë kishin dy skenarë: njëri ishte që natyrisht do pushtonin zyrën dhe do ishin të qetë, në variantin tjetër ishte se do më bënin rreshtore, ata e dinë. Rreshtore Kryeministrit të zgjedhur me votën e lirë të shqiptarëve. Por ky është një kapitull që nuk mbyllet kurrë pa hetim dhe këtë unë më mirë të jem i hapur me çdo shqiptar, ky kapitull mbyllet pasi të zbardhen të gjitha përgjegjësitë; të organizmit, të sponsorizimit, të vrasjeve, të dëmeve. Deri tani në hetim as edhe një organizator i vetëm. Përkundrazi deri tani organizatorët kryesorë komandojnë prokurorinë e shtetit.
Kush janë organizatorët kryesorë?
Dihen ata. Ne kemi një komision hetimor parlamentar,i cili sa të jetë në pushtet kjo forcë politike do të jetë i gatshëm. Por tani për tani dhe bëmë prapë mirë, menduam që kjo të mos konsiderohet një presion ndaj drejtësisë, ai është një komision ‘on hold’. Cili ishte motivi i 21 janarit?
Ishte një shirit i transmetuar, një regjistrim në të cilin Kryeministri nëpërmjet manipulimit lidhej me një ngjarje që nuk kishte asnjë lidhje. U bazuan në një shirit, i cili lidhi Kryeministrin me një ngjarje që s’kishte asnjë lidhje, lidhi Zv.kryeministrin; drejtësia dha fjalën e vet, por një gjë që e kam thënë edhe në atë kohë dhe e përsëris se ky shirit është prerë dhe ngjitur 28 herë. Mjafton të vije kufjet në vesh dhe çdo njëri kuptonte se ajo ishte e tëra një montim i neveritshëm, por montim ama që u përdor për të ftuar njerëzit në Tiranë, se qeveria paska bërë hatanë. Të gjitha këto rrethana janë dhe do të hetohen. Nuk i kam thënë z.Rama asnjë kërcënim dhe duhet ta dijë se nuk e kërcënoj kurrë, por duhet ta dijë se i qëndroj fjalës sime në mënyrën më absolute.
Pra keni parasysh me këtë rihetim pas ardhjes së prokurorit të ri të përgjithshëm?
Ky problem i rëndësishëm është të marrë zgjidhje ligjore. Por të jesh i bindur që ato dy ditë me Bamir Topin dhe Ina Ramën janë zhvilluar, jo nga unë, dhjetëra kontakte, dhe e kanë shitur dhe blerë njeri-tjetrin ata gjatë atyre dy ditëve nja 15 herë. Por problemi i tyre ishte se ishin bashkërisht në tavë.
Paskan qenë të përgjuar?
Jo, i bindur të jesh jo. Nuk ke për të gjetur kurrë, mbaje mend këtë, njeri që të thotë se më përgjoi Sali Berisha.
Çfarë përgjegjësi ndjeni sot pas një viti për 4 të vrarët?
Kush ka dhënë urdhër, keni dhënë ju urdhër apo ndonjë vartësi juaj?
Në mënyrë kategorike dhe absolute as edhe një urdhër. Urdhri ishte ky, që ta dish ti, ai që do të hynte brenda ai nuk do të mund të dilte më, i vetmi urdhër. Rrethimi është atribut i Gardës, ndërtesa do të mbrohej nga të gjithë punonjësit, ishim të gjithë në punë dhe këtu nuk mund të hynte njëri dhe ne ishim shumë të qetë. Cili është ligji i gardës? Ligji i gardës është ky, po e gjuajte ushtarin me gur, me dru, me çdo gjë tjetër, nuk të gjuan me gur, nuk të gjuan me dru; nuk ka ushtar në botë që po ta gjuash nuk të drejton armën. Nuk ka ligje në botën demokratike që kur një ushtar i gardës gjuhet me tulla, gjuhet me gur, nuk i thotë: 1 qëllo në ajër: 2 në qoftë se vazhdon qëlloje tek këmbët: 3 qëlloje direkt. Këto janë të përcaktuara në ligjet e gardës të të gjitha vendeve demokratike.
Po thoni se katër viktimat kanë ardhur nga garda për shkak të detyrës?
Jo unë them këtë, garda ka qëlluar në zbatim të ligjit, sesi kanë ardhur viktimat kjo do jetë një proces hetimi.
Këto ditë në media është shfaqur një intervistë e të afërmit të njërit prej viktimave të 21 janarit sikur ju pretendohet që keni dërguar persona pranë tyre për t’i takuar, për tu dërguar para, për të shkuar në varrim; a ka ndonjë të vërtetë këtu?
Në mënyrë absolute as kam dërguar dhe as nuk dërgoj, as nuk e njoh. Kam shprehur ngushëllimet e mia dhe padiskutim keqardhjen më të sinqertë. Dhe nga ana tjetër kurrë ndonjëherë një institucion kushtetues nuk do të mund të pushtohet, do të mbrohet, do të mbrohet vetëm do të mbrohet.
Para zgjedhjeve të 2005 jeni deklaruar se do ta rihapni hetimin për Azem Hajdarin për shkaqet e vërteta që nuk dolën kurrë në fakt?
Në fakt është një problem madhor, të dhënat e mëpasme kanë faktuar se aty kishte një luftë të brendshme brenda kupolës qeveritare. Një gjë është, që në tërësi, ata të cilët ekzekutuan Azem Hajdarin morën dënimin. Nuk u sqaruan qartësisht dhe juridikisht ata që e organizuan atë vepër dhe natyrisht në dritën e fakteve të reja çdo gjë mund të rishqyrtohet, por duhen fakte dhe dokumenta. Nuk është e thjeshtë të gjenden. Dëshira është e madhe, por duhen fakte.
Ju i trembeni partive të z.Topi dhe të z.Spahiu?
Absolutisht jo. Kategorikisht s’i trembem. Unë nëse do t’u trembesha këtyre këta ktheheshin në vathë nga dolën. Nuk kam ndonjë impresion.
Ka zëra nga PD, z.Olldashi dhe 2-3 zëra të tjera, që deklarojnë se zonja Topalli mund të jetë presidente...
PD as nuk e ka frenuar dhe as nuk e frenon mendimin e lirë të drejtuesve të saj, deputetëve të saj, anëtarëve të saj.
Pra nuk jeni kundër znj.Topalli?
Absolutisht, as kundër znj.Topalli dhe asnjë prej drejtuesve të PD.
Në 2013 do të jeni kandidat i mazhorancës për Kryeministër?
Me kënaqësi, me vendosmëri, me përkushtimin më maksimal. Ai mandat përbën për mua një lloj magneti, përbën për mua një magnet, një motiv, një frymë të vërtetë.
Nuk ka ardhur momenti z.Kryeministër, pas 8 vitesh në qeveri, pas 22 vitesh në politikë të tërhiqeni të paktën nga gara për Kryeministër në 2013 t’i hapni vendin një garuesi tjetër, një kandidati tjetër brenda mazhorancës?
Betejat nuk fitohen me hapje vendi, ato s’janë fitore. Kështu që, unë këtë forcë politike, këtë projekt që kemi nisur, i cili ka transformuar Shqipërinë më shumë se çdo projekt tjetër në historinë e vet do ta vazhdojë me vendosmërinë më të madhe. Natyrisht do të qëndroj Kryeministër për aq kohë sa do të më votojnë shqiptarët. Nuk do të zemërohem kurrë me ta ditën që ata s’do të më votojnë mua.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)