Tropojë, ndalohet 32 vjeçari, iu gjet nje arsenal armësh
TROPOJË- Një 32 vjeçar nga Tropoja u ndalua nga policia, pasi gjatë një kontrolli në afërsi të banesës së tij u gjetën një arsenal i tërë armësh, që dyshohet se janë përdorur nga ana e tij për kryerjen e disa veprave penale në vitet 1997- 2000.
Drejtori i Policisë së qarkut të Kukësit, Sadri Ramcaj, bëri të ditur se, "Edmir Vukaj, 32 vjeç, banues në fshatin Koçanaj të komunës së Margegajt, me arsim 5 vjeçar, është ndaluar rreth orës 23.00 të natës së kaluar në banesën e tij".
Arsenali i gjetur përmbante një mitroloz te lehtë, dy pushkë, 55 kapsolle detonatore, 11 kallëpe tritoli, 8 granada dore mbrojtëse, 8 krehra automatiku, një krehër pistolete, një shirit mitrolozi të lehtë me 80 fishekë, 1020 fishekë model 56 e pajisje të tjera të armëve luftarake.
Mësohet se Edmir Vukaj është kthyer nga Franca më 22 dhjetor të vitit 2011 pas vuajtjes së dënimit për një vepër penale të kryer atje gjatë kohës që ishte emigrant.
(d.b/BalkanWeb)