E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat e ulëta, 120 shkolla në Korçë ndërpresin mësimin

Mëngjesin e se shtunës rajoni i Korçës u përfshi sërish nga reshjet e dëborës, gjë që do të sjellë përsëri probleme në qarkullimin e automjeteve dhe njerëzve. Ndërkohë, Policia e Qarkullimit Rrugor të qarkut ka intensifikuar kontrollet ndaj drejtuesve te mjeteve me qëllim shmangien e aksidenteve të mundshme.

Vetëm Policia e Qarkullimit Rrugor ne Pogradec, brenda harkut kohor te 20 diteve ka vendosur se paku 800 masa administrative. Ndërkohë, nga dy ndërmarrjet e mirëmbajtjes se rrugëve (nacionale dhe rurale) po tregohet kujdes i veçante për mbajtjen hapur te rrugëve.

Burime pranë Shtabit të Emergjenca ne Prefekturën e Korçës bene te ditur se borëpastrueset dhe mjetet për kriposjen e rrugëve kane filluar nga puna qe ne orët e para te mëngjesit./Start/

                                                                                             2012-01-21 13:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›