E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letër Ina Ramës, Prifti: I kerkova të hetojë, më kercenonin me vdekje

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi zyrtarisht një letër të mbërritur nga deputeti Dritan Prifti adresuar institucionit kryesor të akuzës.

Duke reaguar ndaj një shkrimi në gazeten “Rilindja Demokratike”, Prokuroria e Përgjithshme, ka deklaruar se kjo letër është trajtuar zyrtarisht dhe është protokolluar sapo ka ardhur në Zyrën e Protokollit, dhe si dokument është e do të mbetet në arshivën e këtij institucioni.

Ndërkaq, në njoftimin zyrtar Prokuroria shprehet se “duke marrë shkas nga elementët denigrues dhe të pavërtetë që janë shkruar në këtë media, bën me dije se përmbajtja e letrës se Prifti është tërësisht e ndryshme nga ajo çfarë thuhet në këtë gazetë. Me këtë rast, Prokuroria e Përgjithshme, shprehet se është e vendosur të kryejë detyrën e saj Kushtetuese, pavarësisht insinuative të ndryshme që synojne të devijojnë angazhimin e prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë në hetimin e çështjeve që janë në fokus të vëmendjes së opinionit publik”,- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërkaq vetë Dritan Prifti në një reagim të tij e cilëson abuzim dhe të pavërtetë shkrimin e gazetës Rilindja Demokratike.

“ Unë i kam shkruar Prokurores së Përgjithshëm, letër tepër sekret për disa shqetësime personale lidhur me sigurinë time për të cilën kërkova të hetohet. Kam marrr telefonata dhe mesazhe telefonike për dënim me vdekje dhe isha shumë i shqetesuar“- deklaron Prifti.

(d.b/el.me/news24/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›