E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Ina trego pse mashtrove Genjeu ne prani te ambasadorit

Kryeministri Sali Berisha adresoi sërish akuza ndaj  kryeprokurores Ina Rama këtë herë për mashtrim të  shqiptarëve kur deklaroi  se nuk ka një akt-padi për dhunuesit e kryeministrisë. Në një pritje me familjarët e policëve dhe gardistëve të cilët morën pjesë në demonstratën e 21 janarit, shefi i qeverisë tha se Ina Rama gënjeu për këtë  edhe në prani  të ambasadorit të SHBA-së Aleksandër Arvizu.Ai kërkoi prej saj që të dalë para shqiptarëve dhe të shpjegoi se kush e detyroi te gënjente.

“Mashtrove dhe në prani të një përfaqësuesi të vendit më të madh në botë dhe më miktë shqiptarëve. Unë të kërkoj ty t’u thuash shqiptarëve se kush të urdhëroi, kush të detyroi të mashtrosh në public dhe të bësh një mashtrim kaq të rëndë” tha Berisha.

Kreu i qeverisë, theksoi se ajo që ndodhi më 21 janar nuk ishte një ngjarje në Bulevard. “Ata që flasin për ngjarje bulevardi nuk janë gjë tjetër veçse horra dhe lavire bulevardi, tregojnë se janë hienat e prapaskenës së puçit. Asgjë nuk do zhvillohet jashtë institucioneve të këtij vendi, ndonëse ka prej tyre të cilat janë të drejtuara nga njerëzit e bulevardit” tha Berisha.

Kreu i qeverisë ka përcjellë edhe njëherë vlerësimet e tij për forcat e policisë, që sic tha ai mbrojtën institucionet më 21 janar.

Taulant Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›