E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Demostrim ne heshtje. Bare Do ti qendrojme provokimeve

Partia Socialiste njoftoi se mjetet e protestes se neserme do te jete lulet, qirinjte dhe heshtja. “Do t’i qendrojme provokimeve te Berishes” deklaroi  kryetar i PS-se se Tiranes Besnik Bare i cili i kerkoi policise te veproje ne menyre profesionale dhe jo nen ndikimin e politikes.

“I ftojmë nesër të gjithë qytetarët në orën 14:00 t’i bashkohen homazhit tonë për tre shqiptarët e thjeshtë që u vranë të premten e zezë në 21 janar. Heshtja lulet dhe qirinjtë do të jenë mjetet tona të demonstrimit. Gjithkush është i lutur që të respektojë kujtimin e të vrarëve nga dora e regjimit të kusarisë dhe matrapazllëkut. Asnjë parrullë, asnjë thirrje, asnjë devijim nga kortezhi nuk duhet të ndodhë. Iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të ruhen nga provokimet dhe provokatorët dhe të mos shkojnë pas askujt që mund të dalë jashtë kornizës së kortezhit apo të bëjnë gjë tjetër veç ecjes së heshtur. I bëjmë po ashtu thirrje policisë të bëjë detyrën konform ligjit dhe ne do të jemi aty për të garantuar gjithçka. Nesër bota duhet të shohë rezistencën tonë paqësore dhe të dëgjojë dhimbjen e popullit shqiptar që me dinjitet dhe papërkulshmëri kërkon lirinë dhe drejtësinë e merituar” tha Bare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›