Kanceri i mitres 300 raste ne vit

Shqipëria numëron rreth 300 raste të reja cdo vit të femrave që vuajnë nga kanceri në qafën e mitrës. Në javën europiane për sensibilizimin e cdo femre që të luftojë këtë diagnozë duke kryer kontrolle të herë pas hershme. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili u shpreh se tashmë dhe vendi ynë ka teknologjinë e nevojshme për të kapur këtë sëmundje në kohë, e cila shënon shifra të konsiderueshme të vdekshmërisë.
"Kapja e hershme e një patologjie të tillë, një pjese dërrmuese të trajtimit të rasteve ka qenë në shërim dhe i plotë. Nënvlerësimi, abuzimi me të do të thotë rrezikim dhe humbje jete. Pra, kemi të bëjmë me një fushatë e cila u jep informacion të gjithë publikut të gjerë dhe grave në vecanti, se si tu dalin përpara të këqijave shëndetësore që mund të kthehen në të këqia fatale", tha Vasili.
Të njëjtin apel për një diagnostikim të hershëm ka përcjellë dhe kreu i Institutit të Shëndetit Publi, Enver Roshi. "Majfton bërja e një pap testi ose një ekzaminimi rutinë. Do të thotë që 90 për qind e grave të kapen herët dhe të trajtohet. Ne do të kalojmë nga ajo epidemiologjia klasike, në epidemiologjinë e parandalimit parësor", tha Enver Rroshi, kreu i ISHP.
Në botë cdo vit shënohen rreth 500 mijë raste të reja me kancerin e qafës së mitrës, nga të cilat gjysmat që diagnostikohen humbasin jetën, pavarësisht trajtimeve. Ndërkohë që në Europë kjo shifër shkon në 60 mijë raste të reja cdo vit.
Edlira Sulejmani