Tubimi i opozites policia Nuk garantojme mbarevajtjen

Policia e kryeqytetit ka deklaruar se nuk mund te siguroje mbarevajtjen e tubimit te neserm duke lene te nenkuptohet se strukturat e zbatimit te ligjit kane refuzuar kerkesen e opozites. Ne nje deklarate te posacme per shtyp policia e Tiranes ka bere me dije se tubimi homazh i opozites cenon sigurine nderkombetare, kjo duke marre parasysh dhe ngjarjet e renda te 21 janarit.
“Duke patur parasysh se një numer i madh protestuesish në tubimin e lartpermendur, dispononin armë zjarri, bomba Molotov, mjete të tjera te forta si gurë, shkopinj, dhe duke u bazuar në informacionet që administrohen nga strukturat e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane, ka vendosur: Zhvillimi i një tubim-homazh te tillë, përbën rrezik per sigurinë kombetare, sigurinë publike, mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, sipas sanksionimit ligjor, te nenit 1, pika 2, të Ligjit Nr.8773, date 23.04.2001 “Për Tubimet” dhe në rrethana të tilla, Policia e Shtetit, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, nuk garanton mbarëvajtjen dhe zhvillimin e këtij tubimi” tha zëdhënësi Arben Nasufi.
Deklaratat e policise vijne vetem pak kohe pas prononcimit te kreut te Partise Socialiste per Tiranen Besnik Bare i cili tha se efektivet blu duhet te kryejne detyren konform ligjit.