E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mish i skaduar pranga veterinerit

Policia e Durresit ka arrestuar nëj veteriner qe punon ne portin e Durresit ne piken e kontrollit te mallrave ushqimore.Eugen Gashi 40 vjec eshte arrestuar nga policia dhe akuzohet per shperdorim detyre,pasi dy dite me pare ka leshuar certificate veterinare per nje sasi mish vici  prej 2.3 ton, i cili kishte skaduar qe ne muajin korrik te vitit te kaluar.

"Në një hetim të filluar gjatë muajit janar 2011 u bë ndalimi i shtetasit Eugen Gashi. Ndaj këtij shtetasi prokuroria e rrethi Durrës, ka nxjerr urdhër ndalimi pasi më datë 25 janar ka lëshuar një certifikatë veterinare ndaj agjencisë së konsumit të ushqimit për një kontenier në të cilin transportohej sasi mishi e dyshuar si jashtë standardit për konsum. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kontenieri në fjalë dhe sasia e 132 kg mish vici", bëri të ditur Ornela Çako.Zedh.drejtoria policies qarku Durres.

Kjo sasi mishi ka qene e futur ne nje kontejner dhe ishte nisur nga Argjentina.Burimet e policies kane berë te ditur se shume shpejt do te kete persona te tjere qe do te ndalohen per kete ngjarje. Hetimet janë shtrire edhe ne drejtime te tjera per te pare nese jane perserirtur raste te tilla kur eshte lejuar futja e mallrave ushqimore te skaduara qe perbejne rrezik per shendetin e konsumatorit.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›