E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Informova Francën për pengesën e opozitës

Ai ka rrëfyer atje, pengesën që opozita shqiptare i ka bërë integrimit të vendit.

"Informova autoritetet franceze për zhvillimet e Shqipërisë, hapat e reja që po ndërmerren për të ardhmen e vendit dhe ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore", tha Berisha para deputetëve.

Kryeministri shtoi se kishte njoftuar homologun e tij francez François Fillon, mbi situatën e fundit politike. “Në takimin me homologun francez, e njoha edhe me bllokimin që i bëri opozita procesit për dy vite, duke mos votuar ligjet me 3/5 në kuvend me idenë se në këtë mënyrë do mund të dëmtonin qeverinë, por dëmtuan statusin dhe bllokoi marrjen e tij, sikundër e njoha kryeministrin me zhvillimet e fundit, për punën normale të opozitës në parlament“, deklaroi Berisha. 

Kreu i qeverisë u shpreh gjithashtu, se bojkoti i opozitës nuk dëmtoi qeverinë, por bllokoi marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian./Start/

                                                                                             2011-12-12 13:56
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›