E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD e pranon në heshtje kandidaturën e Leskajt për në KLSH

Duke qenë se kandidatura e parë e presidentit Bamir Topi, ajo e Sali Shehut, u refuzua nga demokratët, për kandidaturën e dytë nuk pritet të merret një vendim i tillë.

Bujar Leskaj, ish-deputeti i Partisë Demokratike nga viti 2005 deri në vitin 2009, ka mbajtur edhe postin e drejtuesit të Ministrisë së Kulturës, në mandatin e parë qeverisë të demokratëve.

Së fundi, ai u propozua nga Topi për të qenë në krye të KLSH-së, pas mbarimit të mandatit të kryetarit aktual, Robert Çeku. Me sa duket, mazhoranca ka vendosur të mos e vijojë më “betejën” me Presidentin për çështjen e kandidaturave.

 E nëse në rastin e kandidatit, Sali Shehu, kryeministri Sali Berisha, e shprehu hapur kundërshtinë e tij në mbledhjen e grupit, me kandidaturën e dytë ka ndodhur e kundërta, pra një pranim pa shumë bujë. /Start/

                                                                                             2011-12-12 15:15
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›