E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Greta Koci shton edhe 350 te rinj ne FRPD

Forumit Rinor te Partise Demokratike i jane shtuar edhe 350 te rinj te qarkut te Korces. Nenkryetarja e sapo zgjedhur e FRPD-se Greta Koci ka nisur nje turn takimesh me te rinjte ne te gjithe vendin ku diten e djeshme eshte ndalur ne qytetin e Korces. Ideja e ketij turi ka qene e vete Kocit dhe kesaj iniciative i jane bashkuar edhe drejtues te kryetareve te PD-se ne keto qytete te cilet kane zhvilluar me tej takime me grup-seksione te PD-se ku jane shkembyer opinione jane diskutuar problematika te te rinjve e natyrisht jane nxjerre edheperfundime perkatese. Ne qytetin e Korces mbi 200 te rinj fansa te Gretes i jane bashkuar edhe FRPD-se. Duhet theksuar se rezultatet e ketij turi qe eshte vetem ne hapat e pare kane qene vertete impresionuese. Me te njejtin motiv edhe ne Erseke jane anetaresuar ne FRPD 83 te rinj e te reja ndersa ne Pogradec i jane shtuar familjes se te rinjve demokrate edhe 70 persona. Ajo cfare ka impresionuar te rinjte pjesemarres ne keto takime ka qene thjeshtesia e komunikimit te Gretes por edhe gatishmeria e saj per te marre persiper zgjidhjen e problematikave qe i kane percjelle demokratet e rinj te PD-se. Por fakti i te qeniet edhe artiste e numrit 2 te te rinjve demokrate ka dhene mundesine e organizimit unikal edhe te ketij turi. Parti me te rinjte koncerte bashkebisedime fotografi me te rinjte por edhe intervista ne mediat lokale te Korces Ersekes e Pogradecit kane krijuar nje atmosfere shume te kendshme per te rinjte pjesemarres.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›