Berisha: Integrimi në BE, projekti më i madh i shqiptarëve

Kryeministri takon një grup gazetarësh të mediave prestigjioze gjermane
Një grup gazetarësh gjermanë të mediave të mirënjohura, shtypit të shkruar audioviziv dhe online, kanë nisur një vizitë disaditore në Shqipëri; qëllimi i saj: njohja nga afër me vendin tonë, zhvillimet dhe qasjen që qeveria e shoqëria shqiptare kanë ndaj procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Gjatë takimit që patën me kryeministrin Sali Berisha ata thanë se me interes të veçantë prisnin zhvillimin e një turi njohës e informues në disa qytete e site arkeologjike si Kruja, Durrësi, Berati, Saranda, Butrinti, çka do t’i japë mundësinë të njihen edhe me historinë e kulturën shqiptare.
Gazetarët shoqërohen nga kryetarja e Klubit të Shtypit të Berlinit dhe përfaqësues të Dhomës gjermane të Industrisë dhe Tregtisë. Kryeministri Berisha u uroi që qëndrimi në Shqipëri do të ishte një përvojë e bukur dhe mbresëlënëse për ta. Duke iu përgjigjur interesimi të gazetarëve, kryeministri i njohu gazetarët gjermanë me projektin madhor të shqiptarëve, integrimin në Bashkimin Evropian.