Maqedoni, arrestohen të dyshuarit e mundshëm të vrasjes së pesëfishtë
01-05-2012 / Gazeta 55
Jankullovska: Të arrestuarit i përkasin grupeve radikale islamike
Policia maqedonase ka arrestuar 20 persona të dyshuar për lidhje me vrasjen e pesëfishtë në Smillkovc të Shkupit. Ministrja e Brendshme e Maqedonisë Jankullovska ka bërë të ditur në një deklaratë për mediat se janë kryer bastisje në më shumë lokacione në Shkup dhe se të arrestuarit i përkasin grupeve radikale islame, që sipas saj janë një kërcënim për të krishterët dhe myslimanët. “Grupet radikale islame, janë një kërcënim për të krishterët dhe myslimanët”- deklaroi ministrja e brendshme maqedonase. Sipas Jankullovskës numri më i madh i të arrestuarve janë nga Maqedonia, ndërsa konfirmoi se gjatë operacionit “Monstra” është gjetur sasi e konsiderueshme armësh.
...