E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Integrimi tani eshte nje proces i pandalshem Eva Gjura



Marrja e rekomandimit per statusin e vendit kandidat eshte konsideruar si nje lajm i shkelqyer, i cili erdhi si vleresim per kontributin e madh qe kane dhene shqiptaret per integrimin. Keshtu eshte shprehur dje Kryeministri Berisha nga Shkodra ku mori pjese ne inaugurimin e shkolles 9-vjecare "Lush Kola" ne fshatin Barbullush te komunes Bushat. Kryeministri eshte zotuar se qeveria do te beje gjithcka qe endrra Europiane, e cila ka nismen e saj tek rilindesit tane dhe me pare, te behet sa me shpejt realitet. Duke vleresuar punen e bere per plotesimin e rekomandimeve te kerkuara nga BE-ja, Berisha eshte shprehur se gjate ketij mandati qeveria ka arritur dy suksese historike, e para ishte levizja e lire ne mbare Europen dhe e dyta rekomandimi i Komisionit Europian per statusin e vendit kandidat. Berisha ka premtuar se procesi i integrimit te Shqiperise do te jete nje proces i pandalshem, sepse kjo eshte rruga per te bere realitet endrren e shqiptareve te te gjitha brezave per te qene pjese e Europes. Te njejtin vleresim Berisha ka bere po dje edhe nga foltorja e Kuvendit, ku ka theksuar se per te qene pjese e Europes nuk duhet te luftohet vetem per te qene pjese e gjeografise se saj, por duhet te derdhen lumenj djerse per plotesimin e reformave te medha, respektimin e lirive dhe te drejtave te qytetareve dhe te nje prosperiteti ne rritje. Ndaj, - tha Berisha, - edhe vendimi i Komisionit Europian eshte rezultat kryekeput i perpjekjes se shqiptareve per te ndertuar ketu Europe qe mungonte. Berisha ka theksuar se gjate ketyre viteve qeveria ka punuar shume per t'i dhene vendit tone pamje europiane, duke shnderruar krejtesisht e Shqiperise, e cila nuk kishte nje rruge te shtruar dhe sot ka nje infrastrukture moderne, duke rritur sigurine, pasi me 18 muaj shpartalloi gati 200 banda nder me te fuqishme dhe ne Europe, ndertimin e nje sistem arsimor modern, duke zbritur ne njeshifrore vdekshmerine foshnjore, ka rritje te cilesise se sherbimit shendetesor, ka politika me lehtesuese sociale etj. Pra, statusi, - tha Berisha, - u dha, sepse shqiptaret kane derdhur lumenj djerse per te ndertuar ate Europe qe ju mungonte. Berisha tha se, ky status u dha se ekonomia, nder me te falimentuarat e planetit deshmoje ne krizen me te rende te kohes, qendrese te madhe, deshmohet nje ekonomi vibrante, e cila nuk bie ne recension. Statusi u dha, sepse ky vend anetar i NATO-s beri gjithcka per anetaresimin e NATO-s dhe permbush cdo detyrim ndaj saj. Ne lidhje me sulmet dhe kritikat e opozites, Berisha eshte shprehur se opozita me asgje nuk mund t'i pudrose sukseset e shqiptareve ne rrugen e ndertimit te Europes. "Europa po ndertohet cdo dite, sepse u bene dy pale zgjedhje, zgjedhjet e vitit 2009 dhe zgjedhjet e viti 2011 dhe pavaresisht nga kundershtite dhe komplekset ato moren vleresime per nje vend te qyteteruar. Ato u vleresuan si zgjedhje, te cilat permbushen standardet e OSBE-se. Europa po ndertohet cdo dite dhe po ndertohet, sepse se bashku u be reforma parlamentare pas nje cikli te tere bojkotesh, bllokimesh, mosvotimesh, grevash urie, me ne fund votuat ligjin e zgjedhjeve, votuat imunitetin", - u shpreh Berisha, i cili ftoi serish opoziten qe te bashkepunoje per te votuar edhe tre ligjet qe kerkohen nga BE. Gjithashtu Berisha u ndal edhe tek ceshtja e Fierit. Berisha tha se, zgjidhja eshte e thjeshte, me kusht te vetem qe te pranoni nje parim se ne kete parlament, nuk mund te kete kurre nje kryeminister pakice. "Se ky kryeminister, neser po e humbi kete shumice nuk mund te flase si kryeminister. Dhe kjo eshte identike per Keshillin Bashkiak, pasi dhe ai eshte parlament. Ne qofte se nuk duam ti fusim pengesa dhe shkopinj rrotave, ejani zoterinj te gjitha komunat e Fierit, bashkia e Fierit qe neser te shkoje ne mocion. Ju nuk duhet te keni frike nga mocioni. Te dalin te votebesuar te gjitha ata qe do te drejtojne qarkun" tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›