Berisha: Investime për Vlorën industriale, turistike e bujqësore
Vlora e katër viteve të ardhshme do të jetë turistike, industrale, por edhe bujqësore. Investimet në këta tre sektorë jetikë do të shumëfishohen. Kështu ka premtuar kryeministri Berisha gjatë inagurimit të nisjes së punimeve për rrugën Peshkëopi – Urë e Drashovicës, një investim me vlerë 87 milionë lekë të investuara nga buxheti i shtetit.
“Qeveria e mandatuar është e vendosur që në këto katër vite të investojë në Vlorë më shumë se në 20 vitet e shkuara të marra sëbashku. Në këto katër vite Vlora do të njoh zhvillimet më të mëdha, parkun industrial dhe një prej porteve më gjigante në Mesdhe.”
Për kryeministrin, Vlora industriale do të sjellë punësim të qytetarëve të saj, sikundër punësimi do të rritet në mbarë vendin nga investimet në sektorë të ndryshëm.
“Një nga drejtimet kryesore në këto katër vite do të jetë punësimi i qëtetarëve shqiptarë. Vetëm në portin e Vlorës, kontrata për të cilin do të firmoset gjatë këtyre dy muajve që do të vijnë, si dhe në parkun industrial të saj, do të punësohen me dhjetëra e mijëra qytetarë të Vlorës dhe qytetarë shqiptarë.”
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në të gjitha zonat turistike brenda vitit 2010 u theksua sërish nga kryeministri, si domosdoshmëri për t’i dhënë shtysë zhvillimit të turizmit.
“Vlora turistike është një nga potencialet më të mëdha të këtij rrethi, por edhe të mbarë Shqipërisë. Me infrastrukturën e re rrugore, me ndërtimin e infrastrukturës në të gjithë zonën e bregdetit Jon, kushtet për turizmin bëhen gjithmonë e më të mira e më të lakmueshme. Ne jemi të vendosur që brenda viti 2010 të kemi përfunduar tërësisht asfaltimin e të gjitha rrugëve, rrugicave të fshatrave në të gjithë zonën turistike. Ne jemi të vendosur të garantojmë furnizimin më ujë, të përmirësojmë ndjeshëm furnizimin me energji, pasi TEC-i i Vlorës krijon tashmë një mundësi të madhe për të balancuar sistemin energjetik të vendit.”
Por investimet do të shumëfishohen jo vetëm për Vlorën industriale e ate turistike. Ne fokus, sipas kryeministrit do te mbetet edhe bujqesia. E ne kete kontekst, shefi i ekzekutivit tha se ne vemendje te politikave te qeverise do te jete financimi i cdo projekti te paraqitur nga fermeret, e jo vetem ato vlonjate.
"Ne mbetemi të vendosur të mbështesim fermerët e Vlorës, të financojmë cdo rrënjë ulli, cdo dru frutor apo vresht të mbjell prej tyre, sikundër do të reduktojmë akcizën për sipërfaqet e mbjella. Pensionet në fshat në krye të katër viteve do të jenë të barabarta me ato të qytetit. Ne mbetemi të vendosur në programin tonë për një zhvillim të qëndrueshëm të zonave rurale, cka do të thotë infrastrukturë, rrugë, ujësjellësa, kanalizime, ndricim, shërbime të njëjta me lagjet e qyteteve. Ne mbetemi të vendosur të bëjmë cdo përpjekje për të ngritur prodhimin."
Edhe në Vlorë, kryeministri tha se fitorja e zgjedhjeve të 28 qershorit do të festohet në të gjithë Shqipërinë me projekte dhe inagurime të reja. Ai shprehu besimin se projektet për ta ndryshuar Shqipërinë do t’i japin kësaj mazhorance një tjetër mandat qeverisës edhe në vitin 2013.