Shkodër, policia rrugore masa të rrepta
Policia Rrugore e Shkodrës e mbështetur nga grupi Task Force i përbërë edhe nga grupet e gatëshme ka nisur një aksion masiv kundër shkelësve të Kodit Rrugor. Shefi i policisë së Qarkullimit të Shkodres Agron Guri, shprehet se ky aksion krahas kontrollit të shpejtësisë, ka në fokus edhe ndalimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që përdorin alkool tej normativës.
Sipas drejtuesve të policisë së Shkodrës, në këtë qark, burim aksidetesh gjatë kësaj periudhe janë bërë kryesisht emigrantët. Por gjithsesi, shpejtësia mban vendin e parë. Në këtë qark, të shtunën vetëm në një aksident, humbën jetën tre persona, pasi makina e tyre doli nga rruga teksa udhëtonte me shpejtësi.