Berisha: Isa Boletini gjeneral i pavarësisë së Shqipërisë

Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj ka thënë se Isa Boletini ka qenë luftëtari më i denjë i tokave shqiptare dhe se është vrarë pabesisht në Mal të Zi.
Shtatorja e Boletinit, sipas Selmanajt, përjetësisht nga ky vend i të parëve të tij do të reflektojë patriotizëm.
“Kufijtë janë vetëm simbolik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Por, rruga Deçan-Plavë është prioritet tjetër që kërkon përkrahjen e të gjithëve”, ka thënë Selmanaj.
Ndërsa, Atifete Jahjaga ka thënë se ngritja e shtatores së Isa Boletinit është nderim që të rinjtë po i respektojnë të parët tanë.
“Boletini shkundi një perandori dhe vuri në lëvizje gjithë Ballkanin dhe Evropën duke bërë të dukshëm kërkesat për liri dhe shtetndërtim”, ka thënë ai.
E kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se pas përpjekjeve një shekullore po zbulohet monumenti i Isa Boletinit.
“Ka qenë një rrugëtim i gjatë, 100 vjeçar, që këtë ditë lirshëm pa dallim të na bashkon ideali i lirisë së shqiptarëve dhe ideali i bashkimit kombëtar. Boletini ishte gjithmonë aty ku e kërkonte çështja kombëtare, pranë Ismajl Qemajli, gjithmonë në beteja për lirin e pavarësinë e Shqipërisë. Ai luftoi për lirin e të gjithë shqiptarëve”, ka thënë Thaçi.
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, e quajti Isa Boletinin gjeneral të pavarësisë së Shqipërisë.
“Isniqi është vendi ku ai mori frymëzim për pavarësimin e tokave shqiptare. Me këtë akt i kthejmë burrit të madh të kombit një copëz të nderit të madh që ai na la mbrapa për të gjithë shqiptarët”, ka thënë Berisha.
Berisha ka thënë se Shqipëria pavarësinë e saj, kombin, ekzistencën e tij ja dedikon luftërave titanike të shqiptarëve në Kosovë dhe mbarë trojeve shqiptare./Kosovapress/
Berisha: Shqiptarët bashkohen në Evropën e bashkuar
Kryeministri i Shqipërisë,Sali Berisha me rastin e zbulimit të shtatores së heroit të kombit, Ali Ibrës, ka deklaruar se sot po nderohet burri që bashkë me heronjtë tjerë të viseve mbar shqiptare ndezën flakën e pa shuar të bashkimit kombëtar, flakën e përjetësisë së kombit shqiptar, drejt horizonteve të shkëlqyera të historisë së tyre.
“Sot më shumë se kurrë apeli i këtyre burrave është më i fort dhe i fuqishëm për bashkimin ton përfundimtar në Evropën e bashkuar, për prosperitetin dhe dallgën tonë të ndritur”,ka thënë Berisha.
Ndërkohë edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, duke vlerësuar lart kontributin e heroit Ali Ibraj, e quajti atë komandant të ruajtjes së tërësisë territoriale.
Kryeministri Berisha sot në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë, ku do të ketë aktivitete të ndryshme, si dhe do të shpallet qytetar nderi i Komunës së Deçanit.
Fillimisht ai do të marr pjesë në tubimin e organizuar me rastin e zbulimit të shtatores së heroit të kombit Ali Ibres në qendër të Gjakovës, ku do të jetë prezent edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.
Më pas ai do të do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial të UÇK-së në Gllogjan. Në Deçan ai do të pritet nga kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, ku me këtë rast zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimit “Qytetar Nderi i Deçanit” për kryeministrin, Sali Berisha.
Më pas Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaçi do të marrin pjesë në tubimin e organizuar me rastin e zbulimit të shtatores së Isa Boletinit në fshatin Isniq.
Kryeministri shqiptar po qëndron në Kosovë me ftesë të kryetarit të Deçanit, Rasim Selmanaj. /kosovapress/