Davids bëhet futbollist-trajner në Barnet

Ish mesfushori i Holandës, Edgar Davids i është bashkuar skuadrës nga League Tëo e Anglisë, Barnet si bashkë-trajner me mundësi të vazhdimit të karrierës së tij si futbollist.
39 vjeçari i cili gjatë karrierës së ndritur është paraqitur për Ajaxin, Juventusin dhe Barcelonën, do të asistojë Mark Robsonin te skuadra e fundit në renditje. “Jam i lumtur të njoftoj se i jam bashkuar skuadrës Barnet si futbollist/trajner”, shkroi Davids në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.
Angazhimi i Davidsit është konfirmuar edhe nga drejtori i futbollit në Barnet, Paul Fairclough. “Edgar do të jetë shembull për futbollistët tanë të rinj”, deklaroi ai.