Reali kërkon pasardhësin e Casillasit

Pavarësisht kontratës së vlefshme deri në qershor 2017 dhe kualiteteve të pamohueshme, Real Madridi është duke menduar për angazhimin e pasardhësit të portierit Iker Casillas.
Sipas uebfaqen fichajes.com, kryesia e gjigantit madrilen është hedh në kërkim të një portieri të talentuar që mund të zë vendin e Casillasit pas tërheqjes së këtij të fundit nga futbolli, duke llogaritur se një gjë të tillë do ta bëjë në Santiago Bernabeu.
Aktualisht, emrat më të përmendur janë Jimenez Roberto, portier i Zaragozës dhe Andres Fernandez, anëtar i Osasunës.