Meta takon Hilari Klinton: SHBA, mbështetje Shqipërisë
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Meta takohet me Sekretaren e Shtetit të SHBA-së Hillary Klinton. Takimi u bë gjatë gjatë Darkës Trans-Atlantike në Nju Jork shtruar nga zonja Klinton.
Klinton i konfirmoi Metës vullnetin e SHBA për një bashkëpunim të ngushtë mes dy vendeve në të gjitha nivelet dhe i theksoi atij besimin e plotë tek roli tepër konstruktiv dhe i rëndësishëm, që Shqipëria ka luajtur dhe do luajë si një partnere e afërt e SHBA për mbarëvajtjen e sigurisë, paqes dhe stabilitetit rajonal.
Sekretarja e Shtetit Klinton e përshëndeti Z. Meta për marrjen e funksioneve dhe i uroi atij suksese në ushtrimin e kësaj përgjegjësie të rëndësishme politike për Shqipërinë.
Meta, në emër të Qeverisë shqiptare e siguroi Znj. Klinton për angazhimin maksimal të Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve si anëtare e NATO-s dhe dedikimin e qeverisë për t'iu afruar sa më shpejt integrimit të plotë europian.