Berisha, Ivanovit: Po falsifikoni historine
Kryeministri Berisha i terheq vemendjen fqinjit te vogel, Maqedonise, qe te mos beje lojera me identitetin e shqiptareve, duke kerkuar prere qe shteti atje te nderhyje per zhbllokimin e situates. Berisha, u takua dje me Presidentin e Maqedonise, George Ivanov, ne SHBA, gjate punimeve te Asamblese se Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Kryeministri theksoi se publikimi se fundmi, nga ana e Akademise Maqedonase, i nje enciklopedie eshte nje qendrim absurd dhe i papranueshem. "Duke qene se Akademia eshte nje institucion zyrtar i Republikes se Maqedonise, nderhyrja e autoriteteve te larte maqedonase me nje qendrim te qarte ndaj ketij problemi do te ishte e domosdoshme, per faktin se askush nuk mund te ndertoje identitet bazuar mbi falsifikim te historise", - ka deklaruar Kryeministri Berisha.
Lidhur me kete ceshtje, Presidenti Ivanov tha se, sapo te kthehej ne Shkup, do perpiqet te ndikoje ne kete ceshtje.
Nderkohe, gjate bisedes, te dy personalitetet rikonfirmuan marredheniet shume te mira e miqesore ndermjet te dy vendeve, si dhe vendosmerine e paleve per t'i forcuar e zgjeruar ato dhe bashkepunimin ne te gjitha fushat edhe me tej, ne te ardhmen. Kryeministri e njohu Presidentin me vendosmerine e qeverise shqiptare per te kompletuar lidhjen hekurudhore me Maqedonine dhe i beri me dije se rruga e Arbrit, qe po ndertohet nga qeveria shqiptare, shkurton distancen me Shkupin rreth 100 km.
Bashkepunimi ne fushen e integrimit evropian eshte nje fushe ku mund te rritet bashkepunimi dhe Maqedonia eshte e gatshme t'i ofroje Shqiperise pervojen, ne vecanti per sa i perket pergatitjeve per statusin e vendit kandidat per anetar ne BE. Duke e pergezuar Kryeministrin per anetaresimin e Shqiperise ne NATO, Presidenti Ivanov u shpreh se vend i tij ndihet shume krenar per kete arritje te popullit fqinj e mik shqiptar.