Terhiqet enciklopedia e turpit
Nje jave pas publikimit te enciklopedise me shpifje dhe trillime historike kunder shqiptareve te Maqedonise, Akademia e Shkencave ne Shkup terheq botimin enciklopedik dhe premton rishikimin e pjeseve te kontestuara nga shqiptaret, Ambasadat e huaja si dhe disa institucione nderkombetare. Ne konferencen per shtyp, te mbajtur dje ne mesdite menjehere pas mbledhjes se jashtezakonshme te Keshillit drejtues te Akademise se Shkencave te Maqedonise, kryetari i saj, Gjeorgji Stardullov deklaroi per mediat heqjen nga qarkullimi dhe permiresimin e te gjitha pjeseve te kontestueshme te enciklopedise.
"Ne takimin e redaksise u diskutuan reagimet e partive politike, shoqatave qeveritare dhe individeve lidhur me publikimin e Enciklopedise maqedonase", - deklaroi kryetari i Akademise, Gjorgje Stardellov. Ai kerkoi qe te informohet opinioni se do te behen disa korrigjime te caktuara, ne disa njesi dhe do te vazhdoje puna per botimin e dyte te ndryshuar dhe te plotesuar. Stardellov ka pranuar se shqiptaret jane fyer me kete enciklopedi: "Behet fjale per nje ofendim te caktuar ndaj bashkesise etnike shqiptare ne Maqedoni dhe besoj se kjo njesi do te korrigjohet. Besoj se njesite kontestuese nuk do te hiqen teresisht nga Enciklopedia, por do te korrigjohen ose eliminohen disa te dhena te panevojshme qe aq shume ndoshta me te drejte i rrenqeth qytetaret tane shqiptare", - ka deklaruar Stardellov.
Zmbrapsja e akademikeve maqedonas, vjen pas disa dite reagimesh te forta nga shqiptaret ne Maqedoni, Kosove, Shqiperi dhe diaspore. Po ashtu, nje dite me pare, reaguan edhe Ambasada Amerikane, dhe Ambasadori britanik ne Shkup, duke kerkuar nderhyrjen e menjehershme ne ato pjese te enciklopedise ku thuhet se trupat britanike kane trajnuar ushtare te UCK-se ne vitin 2001. Po dje, Bashkimi Europian beri te ditur se mund te hape hetime per kete ceshtje, duke deklaruar se do te shqyrtoje ne menyre te detajuar pjeset e kontestuara te kesaj enciklopedie.
Heqja nga qarkullimi e enciklopedise maqedonase, po keshtu vjen nje dite pasi tre anetare shqiptare te Akademise se Shkencave ne Shkup dhane doreheqjen, ne shenje proteste. Ne intervisten dhene per TV Klan, Akademiku Luan Starova, nuk perjashtoi mundesine krijimit te nje Akademie Shqiptare ne Maqedoni ne rast se enciklopedia e botuar nga akademiket maqedonas nuk do te terhiqej. Enciklopedia ne fjale permban shpifje, ofendime dhe fakte te paverteta historike ndaj shqiptareve.
BE shqyrton enciklopedine
Pak dite pas publikimit te enciklopedise nga Akademia e Shkencave te Maqedonise, Bashkimi Europian ka marre ne shqyrtim vepren e shkruar nga akademiket maqedonas dhe shume shpejt mund te kerkoje informacione shtese mbi te. Kerkesa per hetime mund te behet perpara publikimit te progres raportit te Komisionit Europian per Shkupin zyrtar. Partite shqiptare nga ana tjeter jane shprehur se presin nga Brukseli zyrtar te reagoje dhe te vleresoje se enciklopedia eshte nje goditje e rende ndaj multietnicitetit te shtetit.