E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: Rama, pergjegjesi per humbjen ne zgjedhje

INTERVISTA/ Nje nder emrat me te njohur te PS, deklaroi mbreme ne "Opinion" se kryetari Edi Rama ka pergjegjesi per mungesen e fitores me 28 qershor. Paralelet me Nanon dhe Meten

Ish-kryeministri dhe anetari i kryesise se Partise Socialiste, deputeti Pandeli Majko eshte shprehur ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu ne Tv Klan se kryesocialisti Rama eshte pergjegjes per humbjen e 28 qershorit. Ndonese u shfaq si mbeshtetesi me i zjarrte i tij ne lidhje me rikandidimin, Majko nuk preferoi te hiqte paralele mes tij dhe Nanos se vitit 2005. Njeheresh ai kembenguli per plotesimin e kushteve qe PS te hyje ne Kuvend.

A i keni humbur zgjedhjet?

Aktualisht ne jemi ne opozite, i kemi humbur zgjedhjet. Pavaresisht se ne kemi pranuar

rezultatin e zgjedhjeve, ashtu sic eshte ne kemi sjelle edhe tere faktet dhe shqetesimet lidhur me procesin. Per te gjithe kete, ne kemi kerkuar dialog politik ne Parlament dhe jashte Parlamentit.

Pse jashte parlamentit?

Jashte Parlamentit ne e kemi pare te arsyeshme per te realizuar keto kushte.

Por edhe brenda Parlamentit mund te zhvillohet...?

Me duket se kur e filluam biseden morem disa shembuj se si eshte zhvilluar politika shqiptare. Le te shikojme se si ka ndodhur ky dialog politik ne 4 vitet e kaluara, s'do te thote qe anetaresia e NATO-s do te jete pulla qe do te mbuloje gjithcka. Ky kryeminister nuk vjen t'i pergjigjet asnje interpelance. Ajo qe ne kerkojme nuk eshte bojkot nazeli dhe te qendrojme jashte Parlamentit, sepse keshtu mendojme se eshte menyra e duhur.

Por kryeministri Berisha eshte pothuajse ne cdo seance...?

Une nuk flas per prezence, por per pergjigje te kerkesave te opozites. Po marr nje shembull te caktuar, por qe ka substancen e gjerave, qe kane ndodhur ne Shqiperi. Pashe sot kerkesen per dialog, mendoj se eshte nje shenje pozitive. Mendoj se dialogu ne kete moment eshte i rendesishem. Por nuk mendoj se do te jete i tille qe: Hajde ne parlament dhe e bejme dialogun.

Ku mund te zhvillohet?

Gjithkund. Ka qe nga viti 1991 e deri me sot, ne ia kemi pohuar njeri-tjetrit qe zgjedhjet ne Shqiperi jane manipuluar.

Zgjedhjet jane manipuluar?

Ne sjellim dyshime serioze bazuar edhe ne dokumentin e OSBE-ODHIR. Ne dokumentet e OSBE-ODHIR tregon se 1/3 e qendrave te votimit eshte keqnumeruar. Ne kemi fakte, por nje pjese e ketyre dyshimeve ne duam t'i vleresojme duke bere transparencen e kutive te votimit. Kushti i pare eshte nje ligj i posacem qe te na lejoje te rihapim kutite. Ne kete studio Kryeministri i vendit ka thene se kutite nuk hapen. Atehere cfare te keqe kane qe te hapen kutite e votimit?

PS beri disa ankesa. Kolegji Zgjedhor mori nje vendim. Kerkoni te dilni mbi vendimin e nje gjykate?

Jo. PS ka pranuar rezultatin. Kerkesa jone nuk ka asnje qe le per te menduar se po kerkohet ndryshim rezultati, nuk mund ta besh paralele. Kerkesa e PS eshte thjesht jo per t'i thene dikujt nga demokratet qe te marrim nje deputet me shume. Por ne kemi thene qe ky Parlament ka nje legjitimitet te cunguar, per gjerat qe ne kemi thene dhe paraqitur fakte. Ne rezultatin tone do ta pranojme, do te hyjme ne Parlament dhe do te bejme opoziten, por thelbesore eshte transparenca e zgjedhjeve te 28 qershorit.

Ne cilin dokument ju keni pranuar se keni humbur zgjedhjet?

Mendoj qe ana formale kam ardhur per te shprehur opinionet e mija.

Ne rast se PD nuk pranon qe t'i plotesoje kerkesat tuaja...?

Ne e mirekuptojme kete dyzim te qeverise aktuale. Qendrimi une eshte i qarte dhe pa asnje histori te cuditshme ne mes. Nese ne keto kushte nuk hapet nje kuti votimi, atehere kjo tregon se duhet bere nje transparence. Kjo eshte me shume se sa nje kambane. Une shpresoj ne vazhdim te deklarates qe degjova sot, per te pasur nje negociate per gjithcka qe e ligjshme, per kete jam i bindur, eshte transparenca e kutive, e cila do te vendose perfundimisht transparencen e zgjedhjeve. Nuk di t'ju them se cfare mund te behet me pas. Di te them vetem se te vemi te ulemi koken si delet dhe te vemi ne Parlament, kjo gje duhet pare si e tille. Ne duam dialog, duam transparencen e kutive. Nuk futemi ne parlament pa bere negociata me drejtuesit e vendit.

Pese anetare te PS kane deklaruar qe duhet te kthehet ne Parlament?

Cdo opinion eshte i respektuar, por ne kemi marre vendim dhe dokumente.

Ju thate qe kemi humbur zgjedhjet. Pse i humbet zgjedhjet?

Ne s'e kemi pyetur ndonjehere veten. Shkaqet jane ne diskutim. Pse do te behej nje debat kaq i ashper, kur ne nje menyre apo tjeter jane te nderfutur edhe koleg te mi. Ajo qe po ndodh ne PS nuk ka te beje me psene.

Ka nje shkak?

PS ka humbur per disa arsye. Mund te them qe ne u morem me shume me parandalimin e asaj qe po ndodhte ne Shqiperi dhe nuk u morem me shpjegimin e asaj qe do te benim. Ka pasur nje teprim te angazhimit te njerezve te rinj, duke pasur parasysh debatet qe i konsideroj te humbura nga ana jone. Koleget kane pasur perballe nje pjese te elites se Partise Demokratike.

A ka rezultuar fatale mosbashkepunimi me LSI?

Une kam qene partizan i bashkepunimit me LSI. Por mendoj se shume gjera e bene te pamundur bashkepunimin me LSI.

Ka pasur presion brenda PS per bashkepunim?

Marredhenie e LSI me PS ka pasur nje menyre shume te komplikuar te marredhenieve te saj. Nuk besoj se ia vlen qe te bejme nje analize te marredhenieve te imtesishme me LSI-ne. Une nuk e kam konsideruar nje akt tradhtie bashkepunimin e saj me PD-ne.

Burime thone se ju kishit bindje qe do te bashkepunonte me qeverine zoti Meta?

Po, nuk besoja se zoti Meta do te bashkepunonte me Berishen. Kam kontaktuar me zotin Meta pas vendimit.

A shihni pergjegjesi tek Rama per humbjen?

Sigurisht.

Eshte kerkuar largimi i Rames pas humbjes. Ka paralele me zotin Nano?

Nuk ka paralele. U mbyll nje cikel ne 2005, u hap nje cikel i ri. Tani kemi nje cikel tjeter.

Sa duhet te zgjase ky cikel?

Une mendoj se politika eshte me e komplikuar. Mendoj se vendimmarrja per doreheqje eshte personale. Nano mendoi qe erdhi koha qe te mbyllej nje cikel dhe te hapej nje tjeter.

Do te sjelle percarje rizgjedhja e Rames, duke u perseritur ajo qe ndodhi me largimin e Metes?

Jo, nuk mund te kete percarje. Aktualisht kemi shume debat ne radhet e Partise Socialiste.

Nuk mund te hiqen paralele mes largimit te Metes dhe atyre sot. Atehere PS ishte ne rreshkitje, kete ne qe ishim brenda e verenim lehte. Kishim nderruar disa qeveri dhe tashme grupet ishin ravijezuar brenda PS. Tashme eshte ne situate krej tjeter.

A do te kerkoni nje dialog brenda PS, per te mbyllur kete konflikt te hapur?

Sigurisht. Ne kemi struktura, mbi te gjitha eshte nje kulture e brendshme qe e balancon partine. Nuk besoj se mbyllja e gojes mund te behet me poste. Nuk eshte hera e pare qe kemi debate brenda Partise Socialiste.

Ju keni thene se do te filloni protesta. Kur do t'i filloni?

Jam i bindur per kete opsion. Nese ka mungese dialogu, jemi te detyruar te shkojme drejt protestes popullore. Nese PD nuk pergjigjet atehere do te vazhdojme protestat.

Cfare do te thote opozite e kater viteve nga ndryshon ajo nga kater vitet e tjera?

Ne kemi vene kushtet tona per te shkuar me pas ne Parlament e per te bere nje opozite normale. Ne po kerkojme statusin tone per te qene ne Parlament. Une shpresoj qe te kemi nje negociate.

Cili do te jete thelbi i opozites suaj?

Sistemi i drejtesise do te jete nje nga pikat e dialogut PD-PS. Per ne thelbesore eshte ceshtja e drejtesise. Eshte vrare nje kolegu jone dhe s'po na jepet nje pergjigje. Kur vritet deputeti, gjerat nuk kalojne kaq thjeshte.

Jeni akuzuar mbi nje opozite te bute, do te ndryshoje kjo opozite?

Ne nuk kemi qene te bute, por te hapur per dialog.

Pse nuk bete protesta per "Gerdecin"?

Shume kerkesa ka pasur LSI-ja per protesta, perfshire edhe mua.

A do te jete opozita juaj me radikale?

Sigurisht. Gjerat nuk i kemi filluar nga sheshi, por nga dialogu. Kerkesa jone per te qene ne Parlament, thelbin e ka per te qene ne Parlament dhe jo ne shesh.

Sa do te ndikoje ne grupin tuaj rinovimi i madh ne grupin parlamentar socialist?

Kete do ta shikojme.

Nje pjese e te rinjve thoshin se nuk mbajne pergjegjesi per vitin 2005. Cili eshte mendimi juaj?

Ja dy raste mund te kete pasur. Ka qene zgjedhje personale dhe jo qendrim politik.

Ju keni qene ideator i rruges Durres-Kukes. Keni shkuar ta shihni?

Kam shkuar ta shikoj, kur akoma s'kishte filluar tuneli, kam shkuar dhe e kam pare, pa kamera.

A ndiheni mire qe rruga eshte vene ne funksionim?

Po, ndjehem shume mire qe rruga ka filluar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›