Kokaine nga Spanja, pranga shqiptarit
Xhenova- Nervozizmi qe ka shfaqur gjate kontrollit rutine te karabiniereve te Ventimilias ne autostraden A10 ne Itali, ka zbuluar korrierin shqiptar me 19 kg kokaine te paster qe vinte nga Spanja. Vlera e droges shkonte ne rreth 8 milione euro dhe ishte e fshehur me se miri, ne nje makine tip "BMW X5", ku udhetonte 35-vjecari Ervis Petro. Ai kthehej nga Gadishulli Iberik per ne ate Apenin, nepermjet autostrades qe lidh Italine me Francen. Por pyetjeve te policise, Petro i eshte pergjigjur me nje nervozizem te theksuar, duke ngritur dyshime serioze. Pas kontrollit ne mjet u zbuluan edhe pakot e kokaines, per te cilat shqiptari pretendoi se nuk dinte gje, pasi makinen sapo e kishte blere.
Aksioni sipas policise se vendit fqinj, te ciles i referohen mediat vendase, u krye ne oret e para te mengjesit dhe ka qene rutine. Gjate peshimit te droges, kokaine e paster, u vu re se ajo ishte futur ne 18 pako me peshe pak me shume se 1 kg secila. Shqiptari Ervis Petro, i dyshuar si korrier i narkotikut jetonte ne Ciampino te Romes dhe mendohet se droga kishte si destinacion zonen e Lazios. Karabinieret thane se sekuestruan pervec kokaines edhe makinen, parate dhe telefonin e 35-vjecarit.
Gjate marrjes ne pyetje Petro ka kembengulur se kishte qene ne Spanje per pushime dhe prej pak ditesh kishte marre nje fuoristrade te re. Ai mohoi akuzen e trafikut nderkombetar, duke u shprehur se nuk dinte asgje per sasine e narkotikut te fshehur ne karrocerine e mjetit. Agjenteve iu mbetet te zbardhin telefonatat e kryera nga shqiptari me personin qe priste narkotikun.
Policia italiane i tha medias, se droga ishte fshehur ne nje shtrese te dyfishte nen makine te krijuar posacerisht per kete qellim. Mesohet se droga ka qene e fshehur ne tapicerine e pjeses se pasme te mjetit dhe per te humbur cdo gjurme, ishte sistemuar me se miri nepermjet kamuflimit me shtresen e dyfishte.
Perg. A. Qoraj