E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH: Do te vaksinohen 40 mije vete

Vaksinat e para te cilat do te mberrijne ne vendin tone kunder gripit te derrave do te jene rreth 40 mije dhe keto do te perdoren per grupet e riskut kryesisht personelin shendetesor dhe profesionet publike. Perfaqesuesit e Organizates Boterore te Shendetesise kane deklaruar se situata ne vendin tone eshte e qete pasi virusi nuk ka paraqitur ndonje agresivitet apo perhapje te shpejte, por ajo qe duhet pasur parasysh jane ambientet e mbyllura, duke filluar qe nga shkollat, kopshtet etj.

Vaksina

Zbulimi se nje doze e vetme vaksine eshte mbrojtese e mire ndaj virusit ka rritur mundesine qe Shqiperia te marre ne kohe kontingjentin e pare te vaksinave. Kjo per vete faktin, se vendet te cilat kane porositur tashme, do iu duhet te marrin vetem gjysmen e sasise. "Zbulimi per mjaftueshmerine e nje doze te vetme, do te shtoje edhe numrin e vaksinave qe do te blihen nga Ministria e Shendetesise shqiptare. Fillimisht mendohet te vaksinohen rreth 40 mije shqiptare qe jane kategorite me ne risk" ka pohuar perfaqesuesi i OBSH-se ne vendin tone. Sipas tij, nje keshille e rendesishme qe eshte dhene nga OBSH dhe qe duhet te zbatohet eshte se nese ne nje shkolle semuren me grip nje grup i konsiderueshem nxenesish atehere Ministria e Shendetesise duhet te mbylle dhe te izoloje kete shkolle. Kjo sepse nxenesit e shkollave jane nje kategori ne risk per shkak te grumbullimeve te perditshme ne nje hapesire te vogel sic eshte klasa.

Rastet

Dy raste te reja te infektuar me A/H1N1 mund t'i shtohen 34 rasteve te konfirmuara me grip derrash ne Shqiperi. Mjeku Pellumb Pipero, ka pohuar se aktualisht ne spitalin infektiv jane te shtruar dy persona te cilet kane simptoma te ngjashme me A/H1N1. Por, mjeku infeksionit pohon se, per te thene nese jane ose jo te prekur nga virusi H1N1 duhet marre konfirmimi nga laboratori i Rumanise. "Aktualisht te dy pacientet jane duke u trajtuar me tamiflu, sikurse do te trajtoheshin nese do te kishim ne dore analizat e Bukureshtit" ka nenvizuar mjeku infeksionist, Pellumb Pipero. Sipas tij, numri i rasteve me grip derrash ne Shqiperi mund te jete me i larte, kjo pasi nje pjese e ketyre pacienteve kane qene me simptoma te moderuara ndaj nuk kane kerkuar mjekim. Aktualisht ne laboratorin e Rumanise jane derguar 200 mostra per t'u analizuar, nese jane bartes te virusit te gripit te derrave.

Te konfirmuarit

Shqiperia, aktualisht numeron 3 raste me grip derri. Por mjeket pohojne se shifra mund te jete me e larte, pasi vetem per 200 raste te dyshuara akoma pritet te kthehen pergjigjet e analizave nga Rumania. Nderkohe qe ka te tjere paciente, te cilet nuk kane kerkuar ndihme mjekesore

Shkollat

Nje keshille e dhene nga OBSH dhe qe duhet te zbatohet eshte se nese ne nje shkolle semuren me grip nje grup nxenesish atehere Ministria e Shendetesise duhet te mbylle dhe te izoloje kete shkolle. Kjo sepse nxenesit e shkollave jane nje kategori ne risk

Te dhena

200 persona presin pergjigjet nga Rumania nese kane kaluar gripin e derrit

2 paciente ndodhen te shtruar ne spitalin Infektiv dhe po trajtohen

400 mije dollare jane vene ne dispozicion nga MSH per blerje vaksine

34 raste jane konfirmuar deri me tani me grip derri ne Shqiperi

220 monstra jane derguar ne ISHP dhe Bukuresht si te dyshuara

22 paciente rezultojne se jane me banim ne Tirane

12 paciente rezultojne se jane nga rrethet, kryesisht jugu i vendit

25- 44 vjec eshte mosha e personave te prekur kryesisht

2 paciente i perkasin moshes pediatrike

750 mostra te analizave ka kontrolluar deri tani ISHP


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›