Berisha-Jahjaga: Bashkëpunim për faktorizimin e shqiptarëve
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është takuar sot me Presidenten e Kosovës Ahtifete Jahjaga. Në këtë takim është rikonfirmua vullneti i të dy vendeve për të intensifikuar përpjekjet për konsolidimin e bashkëpunimit dypalësh por edhe atë rajonal në mënyrë që shqiptarët të shndërrohen gjithnjë e më shumë në një faktor për zgjerimin e bashkëpunimit e miqësisë me të gjithë popujt e rajonit.
Berisha dhe Jahjaga janë ndalur edhe në 100 vjetorin e pavarësisë, duke pohuar se në këtë vit jubilar do të kremtohet duke nderuar ngjarjet dhe figurat historike vendimtare që nga Lidhja e Prizrenit deri te pavarësia e Kosovës.