E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Jahjaga Keqardhje per fenomenin e albanofobise

Kryeministri Berisha, gjatë qëndrimit në  Mynih,  zhvilloi një  takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Ahtifete Jahjaga dhe delegacionin pjesëmarrës së Republikës së Kosovës në konferencë. 
Gjatë takimit dhe drekës, Kryeministri Berisha  dhe Presidentja Jahjaga vlerësuan faktin se Republika e Kosovës është shndërruar tashmë në një faktor real e të rëndësishëm të paqes e sigurisë e bashkëpunimit në Rajon e më gjërë. Sikundër shprehen keqardhjen e thellë për fenomenin e albanofobisë, i cili është tërësisht i pabazuar dhe i mbështetur në mentalitete të tejkaluara dhe nuk i shërben aspak konsolidimit të paqes dhe bashkëpunimit në Rajon, por edhe projekteve madhore të integrimit europian të Rajonit.
Pjesë e delegacionit të Kosovës ishin Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës z. Enver Hoxhaj, Ministri për Çështjet e Sigurisë z. Agim Ceku dhe ambasadorët e të dy vendeve në Republikën Federale të Gjermanisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›