Berisha ne Myhih Nuk mund te klonohen 5 kombe shqiptare
Paqja dhe stabiliteti në rajon si dhe modeli që duhet të zbatohet për të arritur një qëllim të tillë ishin pjesë e fjalës së Kryeministrit Berisha në ditën e dytë të punimeve të Konferencës së 49 të Sigurisë në Mynih.
Kështu, nisur nga vetë tema e sesionit "Siguria dhe Stabiliteti në Evropën Jug - Lindore dhe Kaukaz", kreu i qeverisë shqiptare i mëshoi me forcë faktit se është i rëndësishëm implementimi i marrëveshjeve mes vendeve të rajonit.
“Ajo që unë konsideroj vendimtare për rajonin është respektimi i plotë dhe implementimi i marrëveshjeve. Këto marrëveshje, në një farë mënyre më së shumti ishin marrëveshje të imponuara, por shumë të rëndësishme dhe përcaktuese. A janë implementuar të gjitha këto marrëveshje? Ende jo. Duhet të jemi të sinqertë, ende jo. Ato madje kërcënohen për tu harruar. Mirëpo kjo nuk ndihmon. Në fund të ditës më e rëndësishme se çdo tjetër është që qytetarët e këtij rajoni kudo që jetojnë të ndihen si qytetarë të barabartë përpara ligjit”, vlerësoi Berisha. Madje në këtë konketkst, Kryeministri solli në kujtesë realitetin e pozitave të shqiptarëve në rajon.
“Une kam bindjen se albanofobia, ne të gjitha qëndrimet kundrejt shqiptarëve, është e gjalle dhe ne veprim dhe ajo kërcënon seriozisht stabilitetin ne rajon. Nese ju shihni hartën e Europes nuk gjeni vend tjetër të rrethuar nga bashkombas dhe deti, siç janë sot shqiptarët të ndarë në 5 shtete. Unë besoj se nëpërmjet procesit të Bashkimit Europian kufijtë bëhen të pa rëndësishëm, por e rrezikshme është idea sipas te cilës meqenëse shqiptaret janë te copëtuar ne 5 shtete duhet te shndërrohen ne 5 kombe te ndryshëm nga njeri tjetri. Kjo është tërësisht e papranueshme”, deklaroi Berisha.
Sipas tij, qëndrimet e çliruara nga albanofobia dhe ecja drejt pajtimit janë vendimtare.
“Në rajon situata më delikate është ajo e shqiptarëve. Duhet ta pranojmë se janë i vetmi komb që jeton në 5 shtete. Ne kemi menduar se ne duhet te adaptojme modelin e BE, te bazuar ne pajtimin midis Frances dhe Gjermanise. Por kjo ne rajon nuk po ndodh. Prandaj unë këmbëngul në implementimin e marrëveshjeve dhe refuzimin e çdo ideje se shqiptarët për aq kohë sa jetojnë në 5 shtete duhet të kthehen ne 5 kombe, sepse nuk do te pranohet nga shqiptaret. Kjo do te ketë për alternative bashkimin e tyre kombëtar”, vuri në dukje Brisha.