Berisha, Jahjaga, Thaçi shijojnë tortën

Liderët e Kosovës dhe Shqipërisë kanë prerë tortën gjigante prej 14 tonësh, 550 metrash.
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi kanë nisur prerjen e tortës së festës.
Në këtë rreth është parë edhe zv.kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi dhe ministri i Kulturës Memli Krasniqi dhe kryetari i Tiranës, Lulzim Basha.
Në sheshin “Skënderbej” po presin me mijëra qytetarë që të shijojnë tortën e pavarësisë.
Njoftohet se ngjyra e kuqe e tortës është bërë me farat e shegës./Indeksonline/