Serbi: Tribunali do ta liroi Haradinajn

(E plotësuar) Politikanët serb kanë filluar të shprehin pesimizmin e tyre rreth vendimit të Tribunalit të Hagës për Ramush Haradinajn.
Zv/kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka shprehur frikën se nesër gjykata ndërkombëtare për krime lufte në ish-jugosllavi do të merr vendim për lirimin e Ramush Haradinajt.
Ai ka deklaruar se një vendim i tillë do të ishte nënçmues dhe do të krijonte problem për skenën politike.
Vuçiq ka vlerësuar se lirimi i Haradinajt përfundimisht do të vërtetonte se askush nuk është fajtor për serbët e vdekur./Indeksonline/
....
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se vendimi i Gjykatës së Hagës për Ramush Haradinajn do të përcillet direkt me ekrane të mëdha.
Përcjellja do të bëhet të enjten, përmes transmetimit nga një ekran gjigant, prej orës 09:00, që do të vendoset në Sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.
Transmetimet do të fillojnë të enjten me datën 29 nëntor, që prej orës 09:00
Transmetime të ngjashme janë organizuar edhe në Pejë, Gjakovë, Deçan etj./Indeksonline/