E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presheva feston

Qytetarët e Preshevës kanë filluar ditën e festës me vendosjen e flamujve kombëtarë nëpër këët qytet. Një flamur prej dhjetëra metrash u vendos në objektin e Kuvendit Komunal të këtij qyteti.

Më pas qytetarët, kanë vazhduar festën me këngë e valle.

Ndërkaq, zyrtarët e komunës, kanë bërë nderimin e dëshmorëve të rënë në të gjitha luftërat shqiptare. Aty është intonuar himni kombëtar, njofton “Presheva Jonë”

Në emër të institucioneve të pushtetit lokal të komunës së Preshevës foli, zëvendësprefekti Skender Destani i cili mbajti një fjalim.

Ndërkaq, liderët e tjerë politikë dhe institucionalë nuk ishin prezent në shënimin e këtij Jubileu kombëtar meqë ata sikur shumica e liderve, të qyteteve të tjera shqiptare, kanë udhëtuar ditë më parë në manifestimin qendror në Tiranë e Vlorë.

Aktivitetet nuk janë shoqëruar me ndonjë intervenim të policisë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›