Berisha-Jahjaga: Veprimi i qeverisë në veri konsolidon shtetin e së drejtës
NEW YOK- Zhvillimet e fundit në Kosovë kanë qenë në qendër të bisedimeve edhe në Nju Jork, ku delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Berisha u takua në një darkë pune me delegacionin e Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Presidentja Ahtifete Jahjaga.
Në këtë darkë dy delegacionet koordinuan qëndrimet dhe përpjekjet për lobimin për njohjet e mëtejshme të Republikës së Kosovës , ndërsa lidhur me situatën theksuan se veprimi i fundit i qeverisë së Kosovës dhe EULEX për vendosjen e doganierëve në kufirin verior, do të kontribuojë në konsolidimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës, në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar dhe konsolidimin e mëtejshëm të institucioneve të Kosovës.
Darka ishte e organizuar nga delegacioni kosovar dhe në të ishin të pranishëm Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, zëvendës Kryeministri i Kosovës Bexhet Pacolli, kongresmeni amerikan Eliot Engel, zëvendës Kryeministri dhe ministri i punëve të Jashtme i Shqipërisë Edmond Haxhinasto, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumci, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj etj.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)