Berisha në New York: Shqipëria potenciale të mëdha për investitorët
NEW YORK- Në ditën e parë të vizitës në New York kryeministri Berisha mori pjesë në forumin e investimeve SHBA-Shqipëri me pjesëmarrjen e rreth 100 kompanive dhe sipërmarrjeve amerikane, ku ftoi sipërmarrësit të investojnë në Shqipëri. Në fjalën përshëndetëse kreu i qeverisë bëri një prezantim shumëplanësh të zhvillimit ekonomik të vendit dhe treguesve ekonomiko-fiskal, reformave ekonomiko-fiskale dhe dixhitalizimit të procedurave administrative të ndërmarra nga Shqipëria.
Në një prononcim për mediat pas takimit Berisha u shpreh se interesi i investitorëve amerikanë është dëshmi për potencialet që ofron Shqipëria.
“Prania këtu është dëshmi e një interesi të tyre për potencialet e mëdha që ofron sot Shqipëria për investitorët amerikanë dhe të të gjitha vendeve. Prania e tyre është një dëshmi e vullnetit që ata kanë për të shqyrtuar të gjitha këto mundësi, për të marrë informacionin më të madh të mundshëm dhe për të ndjekur shembullin e atyre investitorëve të cilët bënë që Shqipëria në vitin 2010 të ketë investime direkte të huaja rreth 3 herë më shumë se në vitin 2006, që Shqipëria në vitin 2010 të jetë i vetmi vend në Europën Juglindore me rritje të investimeve të huaja”, tha Berisha.
Në këtë forum ishin të pranishëm edhe Guvernatori i Bankës Ardian Fullani, ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto si dhe ai i Kulturës Aldo Bumci. Gjatë takimit u shfaq edhe një video promovuese e Shqipërisë, natyrës dhe potencialeve të saj.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha-Jahjaga: Veprimi i qeverisë në veri konsolidon shtetin e së drejtës VIDEO: Berisha në New York: Shqipëria potenciale të mëdha për investitorët