Berisha: Jam shumë mirë, e përballova virozën me hiperenergji
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha në mbledhje qeverie pas problemeve që shfaqi me shëndetin në fesin e 21-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike. Ai komentoi fillimisht gjendjen e tij shëndetësore, pasi sic tha ai “edhe mediat qenkan dyfishuar sot e presin deklaratën time”.
Berisha u shpreh se ndjehet shumë mirë, ndërsa shtoi se në 12 dhjetor pati një episod lipotimie, të shkaktuar nga viroza.
“Ndjehem shumë mirë sot. Ajo që ndodhi në datën 12 ishte një episod lipotimie i lidhur me një virozë, ky është i treti gjatë jetës sime. I pari ka ndodhur në vitin 1988, ndërsa i dyti 10 vjet më vonë, në 1998, një virozë kjo më e fuqishme, rasti i tretë ishte më i lehti”, komentoi Berisha.
Ai tha më tej se shkak për lehtësimin e kësaj gjendjeje ka qenë hiperenergjia e organizmit të tij. “Shpjegimi është hiperenergjia, një organizëm që reagon me energji të mëdha”, shtoi Berisha.
“Pas kontrollit rezultoi se në sistemin e të gjitha enëve të qarkullimit të gjakut të Sali Berishës nuk kishte asnjë pllakë atrosteriotike, është një sistem që nuk njeh moshë”, tha ai më tej, ndërsa ka falënderuar qytetarët dhe mjekët për kujdesin që treguan ndaj tij. “Ishte rast i imi për tu bashkuar me miqtë e mi të vjetër dhe ´për tu kthyer në memorie e disa kohërave të punës së përbashkët”, përfundoi Berisha.
(m.Arapi/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kriza e borxheve, Berisha: Afatgjatë, prioritet reforma ekonomike Anulimi i vizitës, Berisha pret homologun e Malit të Zi në Tiranë VIDEO: Berisha mbledhje qeverie