Pse e mbështesim dënimin alternativ
Më lejoni t’ju uroj, në emër të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, mirëseardhjen në këtë konferencë. Kemi kënaqësinë ta mbështesim këtë eveniment të organizuar nga Shërbimi i Provës në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe UNICEF-in.
Krijimi i Shërbimit të Provës, në maj të vitit 2009, ishte një hap madhor drejt reformimit të sistemit të drejtësisë penale. Ndryshimet e Kodit Penal në vitin 2008 dhe të Ligjit për Ekzekutimin e Vendimeve Penale ishin në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare për të ndryshuar praktikën e dënimit duke rritur numrin e alternativave të dënimit me burgim dhe duke shmangur përjashtimin social kurdo që të jetë e mundur.
Një përdorim më i gjerë i dënimeve alternative ka treguar se rezulton në reduktim të mbipopullimit të burgjeve, si dhe të kostove e ndikimeve negative të burgimit.
Krijimi i një shërbimi funksional të provës është promovuar gjerësisht në zonën e OSBE-së si një kontribut në përmirësimin e shtetit të së drejtës.
Kam kënaqësinë të përmend se Prezenca e OSBE-së ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë në themelimin e Shërbimit Kombëtar të Provës.
Që nga viti 2007, Prezenca e OSBE-së ka ndihmuar në zhvillimin e Shërbimit të Provës duke kryer një raport vlerësimi të zbatimit të dënimeve alternative dhe të krijimit të shërbimit të provës. Ministrisë së Drejtësisë iu ofrua mbështetje në hartimin e legjislacionit.
Janë organizuar edhe një sërë aktivitetesh që variojnë nga ngritja dhe forcimi i kapaciteteve të punonjësve të shërbimit të provës duke ofruar trajnim të specializuar për punonjësit e shërbimit të provës, aktivitete trajnuese për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe manuale të publikuara për punonjësit e shërbimit të provës, gjyqtarët dhe prokurorët. Dëshiroj të shpreh vlerësimin më të lartë për arritjet e këtij Shërbimi të Provës. Duke marrë parasysh faktin se të punosh me autorë të veprave penale duhet parë si një punë sfiduese në të gjitha aspektet, mund të themi se krijimi i Shërbimit të Provës përbën një sukses të prekshëm.
Jam i gëzuar që bashkëpunimi midis Prezencës së OSBE-së dhe Shërbimit të Provës ka kontribuar në arritjet e këtij institucioni të ri. Megjithatë, duhet të pranojmë se mbetet ende shumë punë për të bërë për të zhvilluar një shërbim prove uniform dhe efektiv.
Ndërtimi dhe funksionimi i këtij institucioni është një proces i gjatë dhe kërkon staf të trajnuar dhe programe edukative mbështetëse. Ekspertiza e punonjësve të shërbimit të provës do të inkurajojë edhe gjykatat të përdorin alternativat e dënimit me burgim.
Pikërisht për këtë arsye, Prezenca e OSBE-së inkurajon krijimin e një programi Master me fokus përmirësimin e standardeve të shërbimit social dhe të shërbimeve të ofruara nga sistemi i drejtësisë. Për shkak se ekzekutimi i alternativave të dënimit me burgim kërkon përfshirjen e të gjithë aktorëve të drejtësisë, nevojitet një përqendrim më i madh tek bashkëpunimi më i ngushtë midis Shërbimit të Provës, prokurorisë dhe pushtetit vendor.
Asistenca për nxitjen e një bashkëpunimi më të madh midis Shërbimit të Provës, institucioneve të pushtetit vendor dhe shoqërisë civile mbetet njëkohësisht një përparësi për Prezencën. Prezenca do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Drejtësisë dhe Shërbimin e Provës në konsolidimin e arritjeve të tyre dhe në promovimin e krijimit të zyrave të shërbimit të provës në të gjitha qarqet e vendit.
Prezenca e OSBE-së do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë duke hartuar një raport për vlerësimin e nevojave në lidhje me një Program të përshtatshëm për Monitorimin Elektronik. Më lejoni ta mbyll fjalën time duke thënë se përveç reduktimit të mbipopullimit të burgjeve dhe kostove të sistemit penitenciar, roli kryesor i Shërbimit të Provës është të kontribuojë në rehabilitimin e ish-autorëve të veprave penale dhe në ri-integrimin e tyre në shoqëri.
Një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar promovimit të trajtimit në komunitet të ish-autorëve të veprave penale, reduktimit të përjashtimit social dhe promovimit të përfshirjes së tyre në shoqëri. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të mobilizohet dhe forcohet aftësia e shoqërisë civile dhe komunitetit për të marrë përgjegjësi për krimin dhe trazirat sociale, si dhe për zhvillimin e një reagimi kolektive pozitiv ndaj problemeve me të cilat përballen komunitetet dhe individët. Në të njëjtën kohë, i takon çdo individi objekt i shërbimit të provës ta përdorë këtë mundësi për të riafirmuar rolin e tij ose të saj në shoqëri.
* Fjalimi i ambasadorit Volfart në konferencën për shërbimin e provës që u mbajt dje në Tiranë