E Diel, 1 Nëntor 2026

Anulimi i vizitës, Berisha pret homologun e Malit të Zi në Tiranë

TIRANË- Kryeministri Berisha priti sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Malit të Zi, zotin Milan Rocen, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të Ministerialit të A-5. Kryeministri Berisha kishte parashikuar të vizitonte dje Malin e Zi, por pas problemeve që shfaqi me shëndetin në festën e 21-vjetorit të krijimit të PD-së, Berisha e anulloi këtë vizitë.

Kryeministri Berisha i bëri më dije ministrit Rocen se pret me kënaqësi zhvillimin së shpejti të vizitës zyrtare në vendin fqinj dhe mik, në Mal të Zi, ndërsa Rocen i përcolli Berishës përshëndetjet më të përzemërta të Kryeministrit z. Igor Lukšić, Presidentit z. Filip Vujanović, si dhe dëshirën e tyre për ta pritur atë sa më parë, një vizitë kjo e cila do të sjellë një kontribut të ri në zgjerimin dhe forcimin e miqësisë e bashkëpunimit shumë të mirë që ekziston midis dy vendeve e qeverive.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›