E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ekonomisë, mazhoranca miraton Bujar Leskajn në krye të KLSH

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë miratoi sot vetëm me votat e mazhorancës propozimin e presidentit Bamir Topi për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ndërkohë që ashtu sic kishin paralajmëruar përfaqësuesit e opozitës bojkotuan votimin duke rikujtuar se të njëjtin veprim do bëjnë edhe në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij para deputetëve në Komisionin e Ekonomisë , Bujar Leskaj deklaroi se hapi i parë në krye të institucionit të ri do të jetë dorëzimi i imunitetit si kreu i KLSH-së . Ai parlajmëroi kontrolle në administratën fiskale, kontrolle për mënyrën e dhënies së koncesioneve dhe kryerjes së privatizimeve si dhe rritjen e bashkëpunimin me Prokurorinë.

Propozimi i emrit të Bujar Lesksajt si kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit u bë nga presidenti Bamir Topi në 17 nëntor

Dy dite më parë, Bujar Leskaj mori pëlqimin e ish-kolegëve të tij dhe të shefit të mazhorancës, fakt që u konkretizua sot  dhe më pas do të ndodhë në seancën plenare të Kuvendit ditën e enjte. Ndërkohë lideri i opozitës Edi Rama, në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PS, rikonfirmoi se opozita do të votojë kundra këtij propozimi . 
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›