E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres/Kapen 227kg lende narkotike arrestohet Besnik Yzeiraj

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është kapur në portin e Durrësit. Lënda e llojit kanabis sativa e cila kap peshën e 227 kilogramë e 762 gramë është bllokuar nga efektivët e antidrogës si dhe policisë kufitare gjatë një kontrolli rutinë. Sipas informacioneve zyrtare të policisë droga ishte e fshehur në një kamion me targa AA 342 BU, i cili po tentonte të kalonte traun doganor, në drejtim të Barit Itali, e ndarë në 114 pako. I arrestuari është Besnik Yzeiraj 38 vjeç, drejtuesi i kamionit, banor i lagjes numër 13 Durrës. Nga ana e policisë si dhe prokurorisëe vijon puna pëer indentifikimin e personave tëe tjerëe të përfshirë në rrjetin e narkotive paraprakisht policia dyshon që droga është blerë në vendin tonë, për tu trafikuar në drejtim të Italisë. Mbi 38 vjeçarin rëndon akuza e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike
Ky është rasti i tretë që në portin e Durrësit bllokohet lëndë narkotike teksa tentohet të kalohet, në drejtim të Italisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›