Berisha: Janë rritur investimet, është ulur papunësia

Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe Komisionit Evropian për investimet në Shqipëri, Berisha tha se të dhënat e fundit tregojnë se janë rritur investimet e huaja dhe është ulur papunësia në vend.
Sipas kryeministrit, në tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri kanë ndikuar disa faktorë, të cilat janë rregullat liberale të sistemit fiskal, pozita gjeografike dhe burimet natyrore të vendit.
Kryeministri Berisha tha gjatë takimit me bordin e AIDA-s se "sipas raportit për zhvillimin ekonomik në vitin 2011 investimet e huaja në vend kanë qenë 1 miliardë 30 milionë dollarë. Në raport theksohet se në Europën Juglindore, ku përfshihet edhe Shqipëria, investimet e huaja dominohen në fushën e prodhimit, çka përbën një zhvillim pozitiv, pasi është kjo fushë që punëson më shumë se fushat e tjera. Natyrisht në kohën e sotme dhe në kushtet e një krize globale problemi më madhor mbetet punësimi. Sipas këtij raporti, niveli i papunësisë nuk u rrit, por pati tendeca të lehta ulje".
Raporti për zhvillimin ekonomik vlerëson uljen e numrit të papunësisë në Shqipëri", theksoi Kryeministri, duke shtuar se "Shqipëria në vitin 2011 mori investime të huaja më shumë se çdo vend tjetër i rajonit".
Sipas Kryeministrit Berisha, "Raporti i Komisionit Europian vlerëson stabilitetin e ekonomisë shqiptare, si dhe tregun e punës dhe uljen e papunësisë. Raporti konstaton se borxhi publik ka rënë në 57 për qind, si dhe tregon suksesin e reformave ekonomike në vend. Tërheqja e investimeve të huaja është qëllimi kryesor i qeverisë".
Më tej kryeministri shtoi se Shqipëria është vend me potenciale të jashtëzakonshme. "Ka pozitë gjeografike mjaft të favorshme dhe mund të arrihet lehtësisht me anë të porteve dhe rrugëve hyrëse nga të gjitha anët", tha Kryeministri, duke nënvizuar se këto janë disa nga faktorët që rrisin investimet e huaja.
"Raporti i KE thotë se punësimi në Shqipëri nga viti në vit u rrit me 1.4%. Në sajë të rritjes së punësimit në sektorin privat, që në vetvete u rrit me 5.5 %, në sektorin publik, punësimi u zvogëlua. Po zvogëlojmë administratën dhe jemi shumë krenarë për këtë. Shqipëria ka sot një nga administratat më të vogla në raport me popullatën", tha Berisha.
"Atyre që kanë marrë tmerr nga borxhi, raporti konstaton se borxhi publik ka rënë në 57 për qind. Dua të deklaroj se 60 për qind nuk më duket linjë e kuqe, por portokalli, po të keni parasysh debatin që bëhet mes mbështetësve të rreptësisë fiskale, që kanë të drejtë, pasi disiplina fiskale është thelbësore. Ne duhet të kapim sa më shpejt 2 miliardë e pasi të arrijmë në këtë stacion të përcaktojmë se jo pa realizëm mund të themi se Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme në disa fusha, si turzmi, energjia e rinovueshme, potencialet minerare", shtoi Berisha./Start/
2012-07-10 13:15