Të vegjëlit për reformën, akuza OSBE-së për dështimin

Nëse Komisioni për Refomën Zgjedhore nuk pranon ndryshimin e sistemit elekotral aleatët e PS-së paralajmërojnë krijimin e një lëvizje të re politike që do të mbledhë rreth vetes parti të spektrit të gjerë.
Kreu i PDS-së, Paskal Milo dhe ai i PDK-së, Nard Ndoka shprehen të vendosur për të mos dhuruar më vota në 2013-tën, duke menduar për aleanca të reja zgjedhore.
Pas shoqërisë civile, demokristianët, PDS dhe PSV’ 91 njëzëri fajësojnë OSBE-ODHIR për dështimin e reformës zgjedhore.
Kur mbeten edhe 2 ditë për përfundimin e mandatit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, ka pak gjasa që në axhendën e punës të vihet kërkesa e 26 partive për korrektimin kombëtar të sistemit.