E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, pro heqjes së imunitetit

"Ajo që e dallon një forcë të pjekur nga një forcë politike aventurash, është se bën gjithmonë gabime të reja, jo të përsëritura. Të heqim imunitetin, ne nuk kemi qenë kundër, por nuk do ndërhyjmë në Kushtetutë me nxitimin që u ndërhy 4 vite më parë”.

Sipas Ramës, ndryshimet në Kushtetutë duhet të bëhen nëpërmjet një procesi të hapur, transparent dhe gjithëpërfshirës."Heqja e imunitetit kërkon një proces të hapur transparent dhe gjithëpërfshirës që trajtohet në respekt të frymës së kushtetutës dhe në funksion të debatit më të gjerë, në dobi të rritjes së pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit. Ne nuk bëjmë arnim qorrazi kundër kushtetutës së Shqipërisë. Na duhen gjykata të pavarura që të përfaqësojnë vullnetin kushtetues” theksoi Rama.

"As unë si kryetar i PS-së nuk kam imunitet dhe asnjë nga deputetët e PS-së nuk është fshehur pas imunitetit kur është kërkuar. Rasti më i freskët është lënia e imunitetit të deputetëve Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla kur prokuroria kërkoi vënien e tyre në dispozicion të hetimeve për 21 janarin. Për ne nuk ka dilemë nëse duhet hequr apo kufizuar imuniteti, por propaganda e kryeministrit sikur ne jemi kundër heqjes është e pështirë. Është e qarte se Kryeministri kërkon një alibi për dështimin e provimit të vjeshtës të Shqipërisë për marrjen e statusit kandandidat ne BE. Dhe flet për imunitetin, dhe për këtë fajëson një këshill miliarderësh në PS. Nëse ka një këshill miliarderësh ky është këshilli i ministrave me në krye Berishën, që ka kapur drejtësinë që u jep pafajësinë ministrave edhe kur faji i tyre bën mu në sytë e gjithë ndër-kombëtarëve", theksoi Rama duke iu përgjigjur akuzave të kryeministrit Berisha.

Rama deklaroi sa më sipër vetëm pak minuta pasi Konferenca e Kryetarëve caktoi 6 Gushtin si ditën kur në Kuvend do të votohen ndryshimet kushtetuese. /Start/

                                                                                             2012-07-10 13:29
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›