E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Jemi gati tu përgjigjemi pyetjeve në dy muaj e gjysëm

Kryeministri Berisha ka thirrur sot pasdite kabinetin qeveritar në një mbledhje, pas vendimit të marrë dje nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE, për pranimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, në BE. Berisha ka deklaruar se ky vendim ka qenë rezultat i punës dhe reformave që ka bërë Shqipëria.
“Kjo mbledhje qeverie mbahet pas vendimit të Ministrave të Jashtëm për të miratuar kërkesën e Shqipërisë paraqitur Presidencës çeke per statusin e kandidatit të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Ky vendim përfaqëson vendimin më të rëndësishëm që është marrë ndonjëherë për vendin tonë, marrë ndonjëherë nga Brukseli, pasi ky është vendim i BE ku shprehet qartë vullneti për t’i dhënë Shqipërisë dritën jeshile. Vendimi i djeshëm është hapja reale, për anëtarësim. Vendimi është dëshmi e arritjeve së pari në konsolidimin e demokracisë, lirive dhe të drejtave njerëzore, të cilat kanë njohur rritje, ky ka qenë edhe kushti kryesor që një vend të pranohet në gjirin e BE. Vendet ish-komuniste sot vende anëtare, përveç Sllovenisë, të gjitha kanë diferenca të mëdha ekonomike me vendet themeluese, të cilat nuk patën një të kaluar komuniste, por ato janë pranuar anëtare me të drejta të plota madje Sllovenia dhe Kroacia, kanë drejtuar Presidencën e BE, kjo për përpjekjet në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokracisë dhe për një ekonomi tregu të konsoliduar. Reformat janë ato që bënë të mundur vendimin e djeshëm.
Komiteti ndërkombëtar na dha ne një besim paradhënie, me anëtarësimin në NATO. Ata krijuan besim të plotë tek përkushtimi ynë. Neve bashkëpunuam ngushtë me opozitën, ne i dhamë opozitës përgjegjësinë për harimin e Kodit Zgjedhor. Ne bëmë zgjedhje me standarte sipas BE. Ofroj gatishmërinë time dhe të gjithë kabinetit për të bashkëpunuar me opozitën. Ata që votuan dje pritën sa mbaruan zgjedhjet. Raporti thekson se u plotësuan kërkesat kryesore të OSBE-së.
Lufta me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit, reformat e tregut dhe privatizimet e mëdha, këto kanë bërë që Shqipëria të vlerësohet e përshtatshme për të nisur bisedimet për anëtarësim. Pas vendimit të djeshëm gjithçka mbetet në anën tonë, vendimi është shkallë maksimale përgjegjësie për ne. KE është e autorizuar të sjellë pyetësorin të përbërë nga mijra pyetje, i cili është një intervistë komplekse për të gjithë situatën e vendit. Nëse në procesin e liberalizimit të vizave ne kishim të bënim me 120 këkresa, në procesin e statusit të vendit kandidat kemi të bëjmë me një univers kërkesash.
Kërkoj reforma të thella dhe të gjithanshme, ekipe serioze, por asgjë më fisnike se sa përkushtimi nuk ka, ky është një projekt ëndrrash. Në BE ka patur debate, por për shqiptarët anëtarësimi është ëndrra më e bukur dhe kemi plotësisht të drejtë. Të gjithë e dimë se nuk është pasurim i menjëhershëm, por vendosja e vendit të tij në një vend të dëshiruar.
Vendimi i djeshëm nuk ishte i paritur, ne nuk kërkojmë asnjë vendim të pabazuar në performancën tonë. Ne do t’i qendrojmë këtij kursi që Shqipëria të jetë pas 4 vitesh Shqipëri europiane.
Falenderoj Ministrat e Jashtëm dhe Presidencën çeke dhe atë suedeze që treguan mirëkuptim të madh për kërkesën tonë. Suedia kanë bërë përpjekje për të promovuar anëtarësimin e Shqipërisë menjëherë pas publikimit të raportit. Procesi u vonua pak për shkak të zgjedhjeve në Gjermani, por Merkel e ka zgjidhur pa humbur shumë kohë dhe u jemi mirënjohës këtyre miqve. Ne po përgatitemi për pyetësorin pasi ai të përpilohet."
Zëvendës ministria e Integrimit ka deklaruar gjatë mbledhjes së qeverisë, se në mes të dhjetorit pritet që të mbërrijnë rreth 4500 pyetje, të cilat do të vlerësojnë gatishmërinë e Shqqipërisë. Ndrsa afati i plotësimit të pyetjeve do të jetë 3 deri në 4 muaj.
Kryeministri Berisha i ka ngarkuar detyrë ZV kryeministrit Meta që të koordinojë punën edhe me institucionet e pavaruara, ai ka theksuar se çdo ndihmë që ata kanë nevojë qeveria do të jetë e gatëshme t’i ndihmojë. Berisha ka deklaruar se nëse epyetjet vijnë në në mes të dhjetorit ato do të dorëzohen patjetër në fund të shkurtit. Kreu i qeverisë ka bërë të ditur se puna duhet të fillojë menjëherë për plotësimin e pyetjeve. Berisha ka kërkuar përkthyes shtesë për të gjetur domethënien e termave që do të lehtësojnë punën. Ai ka dhënë porosi që dhe manuali i termave të përgatitet sa më parë ndërsa ka kërkuar edhe trainimin e personave të angazhuar në këtë proces.
Kreu i qeverisë ka deklaruar se
“Unë siguroj të gjithë shqiptarët se do të punoj me përkushtim të plotë që vendimin e djeshëm për Shqipërinë, ta konkretizoj me punë me reforma dhe do të të bëjmë përpjekje që procesi i integrimit të ecë në mbarësi të plotë.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›